Thaçi: Kosova në vjeshtë udhërrëfyesin për vizat
“Kosova gjatë kësaj vjeshte do ta pranojë udhërrëfyesin pozitiv të perspektivës evropiane, një udhërrëfyes ky për shtetin tonë, udhërrëfyes i sigurt i agjendës së qartë dhe meritore të perspektivës evropiane për Kosovën shtet i pavarur, sovran dhe demokratik”, tha kryeministri Thaçi pasi takimit që zhvilloi me komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralin Markus Bentler.
Sipas tij, ky udhërrëfyes evropian për Kosovën, është rezultat para së gjithash i vendosmërisë për qeverisjen e mirë. “Institucionet e Kosovës në asnjë rrethanë nuk janë pjesë e këtij pretendimi të aranzhmani teknik, por institucionet e Republikës së Kosovës, në këtë rast qeveria e saj, do të vazhdojë luftën në mënyrë të pa kompromis ndaj fenomeneve negative, korrupsionit, krimit të organizuar dhe, gjithë kjo luftë do të jetë në bashkëpunim të ngushtë me autoritete evropiane dhe të gjitha autoritetet ndërkombëtare prezentë në Kosovë”, tha më tej kryeministri kosovar.