E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Lamtumire mitingjeve ne shesh

"Do te kete shume hapesira per qytetaret, por jo me per mitingje si deri dje". Ka qene kjo deklarata e djeshme e Rames, ne cilesine e kryebashkiakut te Tiranes, qe ka paralajmeruar se sheshi kryesor i Tiranes nuk do te shfrytezohet me per qellime politike. Por, kryetari i Bashkise se Tiranes ka deklaruar se qytetaret nuk do te ndalohen ta perdorin kete hapesire publike per vete, per te manifestuar qytetarine e tyre.
Mitingjet
Me transformimin e plote te qendres se Tiranes, lind nje epoke e re edhe per sa u perket menyrave te propagandes politike. Keshtu, duket se sheshi i ri nuk do te lejohet te "perdhoset" nga asnje force politike per qellime qe nuk u hyjne drejtperdrejt ne pune qytetareve. Ndersa, nga ana tjeter, keta te fundit nuk do te pengohen te shprehin kerkesat apo shqetesimet e tyre. Duke deklaruar shprehimisht se "sheshi do te kete hapesira te shumta per qytetaret, por jo me per mitingje si deri dje", Rama lajmeroi ardhjen e nje epoke te re, kur mitingje nuk do te zhvillohen aty ku u teket politikaneve. "Ky ka qene nje shesh i paradave, manifestimeve te forces ne te gjithe historine e tij. Projekti eshte i konceptuar per ta kthyer kete shesh ne nje vend te manifestimit te individualitetit njerezor, te qytetarise si shprehje e personit dhe jo e turmes", deklaroi Rama, i cili dje doli ne shesh si kryetar i Bashkise se Tiranes. Ai vijoi se nje manifestim i tille mund te realizohet permes nje forme shume te vecante qe do te kete sheshi, e cila do te evokoje historine por njekohesisht do te nenvizoje faktin se tashme historia eshte e dominuar nga qytetari i barabarte mes qytetaresh.
Ndjese!
Kryebashkiaku Rama u ka kerkuar ndjese paraprakisht qytetareve te Tiranes per kaosin qe do te krijohet per shkak te trafikut, si pasoje e ndalimit te qarkullimit ne qender dhe devijimit te tij ne arteriet e tjera. "Eshte absolutisht e rendesishme qe cdo qytetar ne Tirane, te ndihet bashkerealizues i ketij sheshi, duke na e falur pengimin qe do te vije ne trafik", tha Rama. Ai i paralajmeroi edhe nje here qytetaret se, trafiku do te kete veshtiresite e veta per shkak te devijimit. "Duhet durim, duhet mbeshtetje, me bindjen se pas nje periudhe jo te lehte per shkak te punimeve intensive, por shume te gjera qe do te kryhen ne shesh, do te kemi sheshin qe te gjithe kemi deshiruar per vite e vite me radhe", iu drejtua thirrje Rama qytetareve. Ai kerkoi bashkepunimin e te gjitheve, duke filluar qe nga institucionet deri tek qytetari me i thjeshte.
L.Ndoka

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›