E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sheshi lihet pjeserisht i hapur per te mos renduar gjendjen

Godina e INSIG-ut, pengesa kryesore per devijimin e plote te trafikut
Nga konfigurimi qe i eshte bere rrethimit, vihet se procesi do te zhvillohet me blloqe pune, pa e mbyllur te gjithe sheshin njekohesisht. Kjo behet me qellim qe te mos bllokohet i gjithe trafiku. I gjithe problemi vjen per shkak te pengeses qe sjell prania e godines se INSIG-ut, pikerisht atje ku duhej te kalonte Unaza e Vogel. "Do te mundohemi qe permes ketij procesi te ndare ne pjese, te bejme te dyja punet, edhe ndertimin e sheshit sipas parashikimit, por edhe mospengimin pertej nje kufiri te caktuar te arsyes te qytetareve qe duan te levizin me makina", tha Rama. Me pas, ai kerkoi edhe ndihmen e qytetareve qe te zgjidhej problemi i shpronesimeve tek godina e "INSIG"-ut, duke bere te mundur lidhjen e te gjithe segmentit te Unazes se Vogel rreth sheshit, per ta lehtesuar perfundimisht ceshtjen e trafikut te makinave, qe do te devijohet nga ky shesh. Rama falenderoi edhe arkitektet belge te studios 51N4E, fituesit e konkursit. "Na kane vene ne dispozicion nje projekt qe me plot gojen, une e konsideroj fantastik dhe dua te shpresoj qe do te kemi edhe mbeshtetjen e nevojshme te te gjitheve per te bere te mundur qe kjo pune te perfundoje sa me shpejt dhe qe sheshi te behet sa me shpejt i qytetareve, duke e mbyllur ne nje kohe sa me te arsyeshme kete kantier qe ne e hapem sot", tha kryetari i Bashkise se Tiranes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›