Rama: Lëvizje të re, komunikim me të gjithë shqiptarët

Partia Socialiste do të nisë nesër një lëvizje të re në gjithë vendin për të komunikuar me të gjithë shqipëtarët. Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit të PS-së, kryesocialisti Edi Rama ka kërkuar nga deputetet të angazhohen në të gjithë vendin për të shpalosur programin për një Rilindje shqiptare.
“Brenda kohës që ka mbetur nga sesioni parlamentar, çdo deputet të ketë komunikim në çdo zonë të vendit, me strukturat, përfaqësuesit nga çdo qendër votimi për të folur e dëgjuar. Rrënimi është aleati i pushtetit rrënues. Aleati ynë është zëri i të ardhmes, fara e shpresë që duhet ta mbjellim në cdo shtëpi shqiptare, zemra e popullit opozitar që duhet ta bëjmë të rrahë fort përmes trokitjes sonë për një rilindje shqiptare. Duhet të bëjmë që asgjë të mos duket e pamundur për cdo shqiptar që do ndryshimin. Ky është një mision patriotik, të cilin do e nisim nga vetja, duke rrezatuar besnikëri e solidaritet” tha Rama duke shtuar se për të fituar zgjedhjet PS ka vetëm fuqinë njerëzore që duhet të mblidhet, fitohet e bashkohet.
Gjithashtu kryesocialisti Edi Rama akuzoi qeverinë se ka nisur një fushatë shpifjesh dhe përbaltjesh për opozitën. “Sot në virgjilje të humbjes për herë të tretë të statusit të vendit kandidat përsëri e ka fajin opozita. Kjo rapsodi e vrazhdë që këndohet në çdo skenë jehon kudo dhe përçohet përmes zërave të dëshpëruara që tek opozita e gjejnë fajin për gjithçka” shtoi Rama.
vijon..