E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Kriminaliteti, në rritje. Imuniteti, pengesë.

Kryeprokurorja Ina Rama

TIRANE- Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama ka deklaruar sot se koeficienti i kriminalitetit gjate vitit te shkuar ka shenuar rritje.

Deklarata eshte bere gjate raportimit te saj ne Komisionin e Ligjeve lidhur me gjendjen e kriminalitetit në Shqipëri për vitin 2011.

Sipas kryeprokurores është rritur numri i çështjeve të dërguara për gjykim ndërsa është ulur numri i çështjeve të pushuara.

Ajo ka nxjerre si shqetesim serioz ne punen e prokurorise imunitetin e zyrtareve te larte, duke u bere pengese per vijimin e hetimeve. “Na ka penguar imuniteti per te hetuar zyrtaret”- ka thene ajo, duke shtuar se heqja e tij do te ishte lehtesim ne kete proces.

Deputeti  Sula e ka vleresuar shqetesues numrin e ceshtjeve te pezulluara, duke kerkuar informacion per kete gje. “Kjo eshte puna e policise. Dosja pasi pezullohet i kalon policise per te mbledhur prova”- ka thene Rama.

Krimi kryesor në vend vazhdon të mbetet vjedhja, që është rritur në nivele të frikshme. Sipas Rames  se 41 për qind të veprave kriminale i përkasin pikërisht vjedhjes.

Ajo ka komentuar edhe raportin e Ministrisë së Drejtësisë për inspektimet në organin e akuzës, duke deklaruar se kontrollet shpesh janë kryer jashtë tagrit të Ministrisë së Drejtësisë. Sipas saj qëndrimet janë shpesh hipotetike dhe imagjinare.

Kreu i organit qendror të akuzës është në fund të mandatit të saj pesëvjeçar në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, mandat që përfundon në fund të nëntorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›