Rama: Ligj të posaçëm për vijën bregdetare
Ai zhvilloi tryezën e radhës për Çështjet e Pronës, ku Rama është shprehur se nuk mund të vazhdohet më me arnime të ligjeve të pronësisë. Në vend janë 8 institucione që presupozohet t’i japin zgjidhje problematikës së pronës, por në fakt e thellojnë më tepër konfliktin dhe mbivendosin problematikën e qytetarëve.
“Konkretisht unë besoj që ne na duhet dhe ne do ta bëjmë sapo të vijmë në qeveri, një ligj për vijën bregdetare të Shqipërisë. Një ligj i posaçëm për vijën bregdetare do të thotë që e gjithë problematika e zhvillimit në vijën bregdetare të trajtohet në mënyrë të posaçme. Vija bregdetare është një pasuri e madhe kombëtare, ku padyshim duhet harmonizuar interesi kombëtar me interesin privat, ku padyshim duhet zgjidhur problemi i pronësisë dhe i konfliktit të pronësisë, për t’i hapur rrugë një zhvillimi të qëndrueshëm. Po ku, në të njëjtën kohë askush nuk mund të ketë të drejtë që në emër të interesave të tij private të cenojë një plan të integruar të zhvillimit të vijës bregdetare.”
Gjatë fjalës së tij duke folur me qytetarë të interesuar drejtpërsëdrejti në zgjidhjen përfundimtare të probleme të pronësisë në bregdet Rama ka treguar disa hapa që PS do të kryejë në qeverisje. “Për vijën bregdetare duhet vendosur një ligj i veçantë dhe i duhet dhënë një status i veçantë dhe duhet qeverisur nga një Agjenci Kombëtare e Vijës Bregdetare dhe duhet mbrojtur nga patrulla të posaçme për vijën bregdetare”, tha ai.
Kryetari i PS ka argumentuar se në qeverisjen e socialistëve ligjet që do të hartohen sa i takon çështjes së pronës dhe përkatësisht pronës në bregdet, në bashkëpunim dhe duke vjelë mendimin e komuniteteve që jetojnë në këto zona. Po ashtu lideri socialist ka vënë theksin edhe tek fenomeni i tjetërsimit të pronës, duke nënvizuar se “mungesa e shtetit dhe braktisja që shteti i ka bërë detyrës mbi vijën bregdetare, ka sjellë që kjo të jetë toka e askujt dhe oburra kush është më i zoti, kush është më i fortë, kush është më i lidhur, pushton pjesën e tij, bëhet dhe pronar. Ndërkohë që i ka pasur në Alpe stërgjyshërit e gjyshërit e prindërit, shfaqet këtu si pronar i vjetër.”
Rama është angazhuar së bashku me grupin e punës së programit se PS në qeverisje do ta çminojë bregdetin nga konfliktet e pronësisë. E gjithë tryeza u konceptua si një bisedë e gjerë mes qytetarëve të interesuar të cilët dëshmuan për probleme të mbartura në 22 vite që asnjë qeveri nuk ka marrë përsipër t’i zgjidhë dhe ku konfliktet sa vijnë e thellohen. Ata folën për njerëz të quajtur dhunshëm si pronarë pa asnjë dokumentacion, për çoroditje në ligje dhe amulli në agjencitë shtetërore që merren me çështjet e pronësisë. /Start/
2012-05-21 15:28