E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeki, një deptutet i spikatur i opozitës arrestohet për korrupsion

David Rath duke u shoqëruar për në komisariatin e policisë (AFP)

David Rath

Ish-ministri i Shëndetësisë në Çeki dyshohet se është përfshirë në një aferë korruptive. Kjo pritet ti kushtojë atij imunitetin si deputet. David Rath, pritet të marrë pjesë në një takim special të deputetëve, ku ai do të thirret për të sqaruar çështjen.

Rath ka dhënë dorëheqjen si guvernator i Bohemias dhe është larguar nga grupi parlamentar i Socialdemokratëve.

Një javë më parë, policia ndaloi ish-ministrin pasi në makinë iu gjet një kuti verë, brenda së cilës ndodheshin 200 euro. Ai akuzohet se ka përvetësuar para nga një projekt i BE-së.

Çështja ka krijuar një stuhi politike në Çeki pasi Rath prej kohës është një figurë e spikatur e saj. Ai njihet për stilin agresiv, ku në vitin 2006 u përfshi në një konflikt publik me rivalin, Miroslav Macek.

Bashkë me të janë arrestuar edhe shtatë persona të tjerë, të akuzuar për ryshfet dhe përvetësim të fondeve të BE-së, të cilët ishin dhënë për rinovimin e një spitali dhe kështjelle në Bohemia.

Rath ka mohuar akuzën duke thënë se e ky është një kurth i policisë.

Ai është deputeti i parë që mbahet në burg që prej vitit 1998 në Republikën Çeke. Ligji çek duart me gjak lejon policinë që të arrestojë deputetët duke i zhveshur nga imuniteti. /BBC/

Përgatiti: F.Stafa

Sherri i vitit 2008 mes David Rath dhe Miroslav Macek

http://www.youtube.com/watch?v=CEGmYF5K1vM

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›