Shoqëria civile kërkon President jo politik

Këto grupime të shoqërisë civile nënvizojnë se klasa politike duhet të udhëhiqet nga përgjegjësia publike për konsolidimin e demokracisë, forcimin e shtetit ligjor dhe përparimin në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Dëshirojmë të theksojmë se zgjedhja e Presidentit të Republikës nuk duhet parë vetëm si rezultante e negociatave mes partive kryesore politike. Presidenti i Republikës është përfaqësues i unitetit të popullit dhe luan një rol të pazëvendësueshëm në forcimin e shtetit të së drejtës dhe ruajtjen e ekuilibrave kushtetues të institucioneve publike në vend. Ndaj zgjedhja e tij/saj duhet të reflektojë pritshmëritë e spektrit më të gjerë të mundshëm të grupimeve politike e shoqërore në Shqipëri”, thuhet në reagim.
Shoqëria civile kërkon që Presidenti i ardhshëm duhet të plotësojë një sërë kushtesh, si njohuri për funksionimin e shtetit, të ketë respektuar të drejtat e njeriut, të jetë personalitet i nderuar dhe me integritet profesional, të ketë përcjellë frymën e tolerancës dhe të ketë dëshmuar se beson tek ligji. “Në jetën profesionale e publike ka dëshmuar vetëdije për historinë e kombit dhe ka potencialin që të projektohet pozitivisht në marrëdhëniet me bashkëkombësit që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, me vendet fqinje, në Evropë dhe në botë. Nuk është aktualisht figurë kryesore udhëheqëse e partive politike dhe nuk ka mbajtur funksione të larta politike në vitet e fundit”, thuhet më tej. Letra e hapur i është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. /Start/
2012-05-21 16:04