E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Magjia e natyrës shpërfaqet përgjatë rrugës së re të Kolonjës

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/ Mes bardhësisë së dëborës dhe natyrës me pisha, rruga e re Korçë-Ersekë, është kthyer tashmë në një destinacion për turistët për shkak të pamjes panoramike që ofron.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga rruga e re e Kolonjës, në të cilën shpërfaqet magjia e natyrës.

Rruga Korçë-Ersekë u inaugurua në tetor të këtij viti dhe lidh dy bashkitë për 20 minuta. Aksi rrugor Korçë-Ersekë kishte një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa distanca tashmë shkurtohet në 35 kilometra.

Ndërtimi i kësaj rruge nxit zhvillimin e mëtejshëm turistik të juglindjes së vendit duke afruar më pranë dy zona me mjaft potenciale, siç janë Korça dhe Erseka.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›