E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

TEL AVIV – Hamasi pretendon vrasjen e 50 personave pas sulmeve ajrore izraelite në Beit Lahia

TEL AVIV, 27 dhjetor /ATSH-DPA/ – Të paktën 50 persona janë vrarë në një sulm ajror izraelit që synonte një ndërtesë në Rripin verior të Gazës, tha autoriteti shëndetësor i kontrolluar nga Hamasi.

”Midis viktimave ishin pesë anëtarë të stafit të një klinike aty pranë në Beit Lahia, duke përfshirë një pediatër, një asistent laboratori, dy mjekë ndihmës dhe një teknik”, sipas autoritetit dhe drejtorit të spitalit Kamal Adwan, Hussam Abu Safiya.

Informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Ushtria izraelite nuk ka komentuar.

Ndërkohë, ushtria izraelite tha se një nga ushtarët e saj u vra gjatë përleshjeve në Rripin verior të Gazës./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›