E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Mandatet e deputetëve, s'do digjen

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar nga Elbasani se mandatet e deputetëve të PS-së nuk do të digjen. Në fjalën e tij të mbajtur në protestën e opozitës të organizuar në qytetin e Elbasanit Rama ka theksuar se këto mandate nuk do të digjen për vetë faktin sepse deputetët kanë për t;i mbrojtur për të luftuar të drejtat dhe liritë e shqiptarëve dhe për t'i dhënë fund zgjedhjeve të grabitura. Rama gjithahstu theksoi se po kërkohet që përmes diversionesh të turpshme të përçajnë opozitën dhe t'i thonë popullit të pavërteta.
Gjithashtu Rama theksoi se në Shqipëri nuk ka shtet ligjor por një familje në pushtet duke shtuar se hapja e kutive do t'i "çlirojë" shqiptarët nga një e keqe e madhe. Sipas tij Berisha grabiti votat e shqiptarëve për vazhdur të grabisë shqiptarët dhe se po grabit pronat publike duke i kthyer në prona private.
"Sali Berisha nuk do që kutitë të hapen sepse nuk do që të hapet rruga e lirisë për të ndëshkuar fajtorët e tragjedisë së Gërdecit dhe grabitjet e fondeve të rrugës më të madhe të kombit" theksoi Rama duke shtuar se mjetet e shpëtimit nga dhuna dhe korrupsioni janë të bugosura në ato kuti
Ndërkohë Rama ka ripërsëritur edhe një herë se PS-ja nuk do të hyjë në Kuvend sepse nuk do që të bëhet bashkëfajtore në grabitjen e votave të shqiptarëve duke i ftuar edhe njëherë shqiptarët që në 20 nëntor të mblidhen në Tiranë për protestën më të madhe të opozitës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›