E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në Malin e Zi, takon Gjukanoviçin e Roçenin

Ministri i Jashtëm, Ilir Meta ndodhet në Malin e Zi për një vizitë zyrtare dyditore. Meta është takuar me kryeministrin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç dhe ministrin e Jashtëm Milan Roçen. Dy ministrat e jashtëm nënshkruan marrëveshjen për lehtësimin në lëvizjen e qytetarëve. Ministri Meta vlerësoi marrëdhëniet model që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Meta siguroi projekte në fushën e mjedisit dhe shëndetësisë. Ministri i Jashtëm malazez garantoi homologun Meta se nuk do ketë asnjë ndryshim për shqiptarët drejt Malit të Zi pas heqjes së vizave BE-Mali i Zi.
Meta do të takohet edhe me kryetarin e Parlamentit dhe me krerët e partive shqiptare. Ndërkaq gjatë ditës së dytë të vizitës në Malin e Zi, Ministri i Jashtëm Meta do të ketë edhe një takim me presidentin malazez Filip Vujanoviç.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›