E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Mandatin e pare zgjidhim ceshtjen e prones

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama premtoi dje zgjidhjen e ceshtjes se prones brenda mandatit te pare qeverises, nese PS-ja fiton zgjedhjet e 23 qershorit. Deklarata e kreut te PS-se per dhenien e certifikatave te pronesise u be dje gjate takimeve me banoret e zones se Rashbullit ne Durres. “Brenda 4 viteve, nuk e di kur, por certifikaten e tokes tende do ta japim. Ne do te japim certifikaten e tokes per te gjithe ata qe kane 20 vjet qe rropaten me nje cope toke dhe mire qe rropaten, por nuk e kane ende token e tyre me leje”,- tha Rama. Lidhur me ceshtjen e legalizimeve te ndertesave pa leje, u shpreh se perfundimi i procesit do te behet brenda kohes se nevojshme. “Legalizimet do t’i bejme dhe do t’i mbyllim ashtu sic na takon dhe sic ju takon te gjithe atyre qe kane ndertuar nje shtepi per te ndertuar endrren e nje familjeje qe jeton ne kushte normale pas nje periudhe te gjate varferie dhe izolimi ne regjimin e kaluar. Keto ceshtje jane angazhime tonat. Ne keto angazhime do t’i ndjekim deri ne nje”,- tha kreu i PS-se. Rama i eshte pergjigjur dhe pyetjes se nje pjesemarresi ne takim, i cili u shpreh se PS-ja ka deklaruar se me ardhjen ne pushtet do t’i ktheje ne fshatra te gjithe ata qe kane ndertuar shtepi pa leje ne qytet. “Po ju them nje gje, jo Edi Rama, jo Partia Socialiste, po Enver Hoxha sikur te ngjallej ju nga aty nuk iu merrte dot t’u conte prape andej nga erdhet, as nuk i prishte dot 400 mije ndertime qe jane bere ne gjithe kete periudhe”,- tha kreu i PS-se. Rama ka shtuar se me ritmin qe qeveria ka nisur procesin e legalizimeve, do te duhen edhe 165 vite per ta perfunduar. “Ne qofte se do te vazhdoni te votoni Saliun duhet te prisni edhe 165 vjet, po ju ra radha ne fund. Me kete ritem ketyre ju duhen edhe 165 vjet per te bere legalizimet. Nderkohe qe ne do t’i bejme dhe do te fillojme menjehere pas 23 qershorit, sepse kjo pune nuk mund te vazhdoje me”,- u shpreh kryesocialisti. Kreu i PS-se u shpreh ne bashkepunimin me banoret e Rrushbullit se edhe te djathtet duhet te votojne Partine Socialiste per te realizuar premtimet qe lidhen me pronesine dhe me legalizimet. “Vota te shkoje per gjene qe ju duhet. Do te legalizosh shtepine? Vere nje kryq aty ku shkruhet Partia Socialiste! Kaq! E ke vene ate kryq njezete vjet aty ku thote Partia Demokratike? E ke letren e legalizimeve? Nuk e ke! Po pse do e vesh kryqin prape aty? Per cfare? Akoma nuk e more vesh qe nuk te vjen legalizimi duke vene ate kryqin aty?! Provoje ketu njehere! Provoje!”,- u shpreh kreu i PS-se.

Rama zbulon origjinen nga Mirdita

Ne bashkebisedimin me banoret e Rushbullit ne Durres, Rama ka zbuluar dhe nje pjese te origjines se te pareve te tij. Kryesocialisti tha se te paret e tij kane levizur nga Miredita drejt bregut te detit. “Te te them nje pjese te historise se familjes sime. Ju nga Mirdita keni zbritur ne keto 20 vjet, nderkohe stergjysherit e mi nga nena kane zbritur nga Mirdita shume vite me pare, poshte ne breg. Kjo eshte nje histori shqiptare qe vazhdon. Historia e spostimit drejt detit”,- u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›