E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare, Walter Mazzarri trajneri i ri i Interit. Moratti: Zgjedhja e duhur

mazari-yesAndrea Stramaccioni nuk është më trajneri i Interit, në vend të tij vjen Walter Mazzarri. Lajmi u njoftua zyrtarisht nga klubi Inter FC Internazionale, i cili tha mbrëmë se ka arritur një marrëveshje me Walter Mazzarri-n, si trajner i ri i Interit.

FC Internazionale falenderoi Stramaccioni-n për angazhimin e tij të madh dhe profesionalizmin e demonstruar në një vit veçanërisht të vështirë për ekipin zikaltër.

Marrëveshja me Walter Mazzarri-n do të zgjasë dy vjet.

Fjalët e Moratti-t: “Unë zgjodha Mazzarri-n për trajnerin e ri të Interit”. “Shitja e Interit? Imagjinoni…”,-tha Massimo Moratti duke mohuar zërat për një shitje të mundshme të shumicës së aksioneve të kompanisë Inter.

“Sezonin e ardhshëm – vazhdoi numri 1 i Interit- do të jetë i vështirë dhe kemi nevojë për një përvojë teknike”. Duke theksuar: “ Mazzarri është një zgjedhje e bërë me kujdes”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›