E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshton takimi i Rames, peshkataret akuza Dakos: Bllokove portin

Takimi i kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama per te prezantuar programin e opozites, ka deshtuar ne qytetin e Durresit. Peshkataret e qytetit bregdetar kane bojkotuar Ramen, ndersa ata pak persona qe kane marre pjese, nuk kane hezituar te shprehin pakenaqesine ndaj kreut te Bashkise se Durresit Vangjush Dako, per mungesen e portit. Gjate vizites se tij ne qytetin e Durresit, Rama ka kerkuar qe te takonte disa prej peshkatareve. Thirrjes se Partise Socialiste i jane pergjigjur vetem nje grup i vogel prej pese vetash. Ndersa pjesa tjeter ishin militante te PS-se se Durresit qe nuk kane pasur asnje lidhje me peshkimin. Shumica e peshkatareve nuk ishin njoftuar per takimin, ndersa te pranishmit ne aktivitet nuk ishin njohes te fushes. Nga perfaqesuesit e peshkatareve ka marre pjese vetem kreu i Organizates se Menaxhimit te Peshkimit, Qemal Beu dhe pak peshkatare te cilet kane kerkua nga drejtuesit e Partise Socialiste dhe kreu i Bashkise se Durresit, arsyen e ardhjes ne takim per te prezantuar programin, kur vet Bashkia nuk ka ngritur portin ne kete qytet per peshkataret. Beu i eshte drejtuar kreut te Bashkise, Vangjush Dako se ai eshte personi pergjegjes per problemet qe ka peshkimi ne Durres. Nga ana tjeter, Dako ka thene se porti i peshkimit nuk eshte objekt i ketij diskutimi me peshkataret. Replikat mes Dakos dhe kreut te Organizates se Menaxhimit te Peshkimit kane vazhduar dhe me tej. Kreu i PS-se ka nderhyre ne debat duke thene se peshkataret i kane varkat te shkaterruara dhe jashte standardeve. Nje prej peshkatareve i ka treguar kreut te PS-se gjendjen e varkave te peshkimit, te cilat jane te reja dhe mjaft moderne, por mbeten pa pune si pasoje e mungeses se portit. Pasi eshte njohur me gjendjen e varkave, Rama nuk ka bere komente. Ndersa nje pjese e peshkatareve kane pasur dhe nje tjeter ankese per kreun e Bashkise se Durresit, Vangjush Dako. Ata kane deklaruar se edhe pse punojne ne nje sektor qe lidhet me peshkimin, Bashkia u vendos taksa gjelberimi. Prej disa vitesh peshkataret e Durresit kane kritikuar kreun e Bashkise, Vangjush Dako per mos ndertimin e portit te peshkimit. Dako ka refuzuar te jap fonde per nje veper te tille qe do te vinte ne funksion nje aktivitet mjaft fitimprures per gjithe Durresin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›