Rama-Manganeli: Bashkëpunim për luftën ndaj krimit

"Tirana është ndër të pakët kryeqytete ku natën mund të ecësh i sigurt". Vlerësimi është bërë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Italian Antonio Manganeli, i cili ka përgëzuar për këtë fakt kryeprokuroren Ina Rama gjatë një takimi në Prokurorinë e Përgjithshme. Manganeli ka deklaruar se "Në asnjë vend nuk është e mundur që në kryeqytet të ecësh i qetë në darkë pa rreziqe reale kriminale, si në Shqipëri". Kreu i policisë italiane , theksuar se në këtë drejtim është bërë një punë shumë e mirë në këtë vite. Gjatë takimit me kryeprokuroren Rama, Manganeli ka deklaruar në emër të shtetit që përfaqëson se, po asiston me kënaqësi fillimin e një bashkëpunimi mes policisë shqiptare. Nga ana e saj shefja e organit të akuzës, është shprehur e gatshme për bashkëpunimin dhe arritjen e rrezultateve pozitive në këtë fushë. "Jemi të hapur,- tha kryeprokurorja Rama,- "të diskutojmë kriteret që do të ndihmojnë në suksesin e kësaj sipërmarrjeje. Gjatë këtij takimi u nënvizua fakti i klimës së mirë të bashkëpunimit që ekziston mes strukturave të përbashkëta për zgjidhjen e mjaft çështjeve. Në takimin e Kryeprokurores Ina Rama, dhe Drejtorit të Policisë Italiane Manganeli, morën pjesë prokurorë dhe nëpunës të tjerë të stafit të Prokurorisë së Përgjithshme.