E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Marrëveshja me Sheba Medical Center çon në një nivel tjetër menaxhimin e QSUNT-së

TIRANË, 25 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, u shpreh sot gjatë aktivitetit për prezantimin e fituesve të startup dhe Startup Grant2024, se marrëveshja me grupin Sheba nga qendra spitalore e Izraelit që është renditur e nënta në botë, pritet ta çojë në një nivel komplet tjetër Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nga pikëpamja e menaxhimit edhe e proceseve aty.

“Ata na treguan që kanë krijuar një hapësirë të dedikuar, ku jepet akses i plotë të gjithë mjekëve, infermierëve, gjithë personelit që dëshiron të ndërveprojë me persona si ju për të krijuar risi që i shërbejnë spitalit dhe sistemit shëndetësor”, tha Rama.

“Është një qendër inovacioni, por gjithë brumi aty janë të dhënat e proceseve dhe aty na treguan se çfarë kanë “pjellë” me këtë lloj ndërveprimi. Ne mund të bëjmë një marrëveshje, ti mund të vish të bësh këto procese, por mund të studiosh edhe sjelljen e shqiptarëve duke u nisur nga sjellja e administratës, pasi shqiptarët në administratë janë ata më të rrezikshmit dhe më të çuditshmit”, vijoi Kryeministri.

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›