Rama: Shumë shpejt hapet shkolla “Ecole 42”, një nga bërthamat e revolucionit digjital që po bën Franca

TIRANË, 25 mars /ATSH/ Shumë shpejt do të nisë puna për hapjen e shkollëds “Ecole 42” te Piramida e Tiranës, e cila do të sjellë përgatitje të avancuar në fushën digjitale për të rinjtë mbi 18 vjeç.
Kështu bëri me dije kryeministri Edi Rama, teksa ishte i pranishëm së bashku me ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delina Ibrahimaj në prezantimin e fituesve të Startup dhe Startup Grant2024.
“Shkolla “Ecole 42” që do të hapet së shpejti tek Piramida është një super shkollë për teknologjinë digjitale e cila faktikisht është një shkollë jashtë sistemit klasik që nuk ka ato kërkesa që kanë shkollat tradicionale, është një shkollë pa moshë, pra kushdo mund të hyjë aty, kuptohet ka një proces seleksionimi, dhe është një shkollë që realisht është një nga bërthamat kryesore të revolucionit digjital që po bën Franca e cila tani ka dalë në pararojë të këtyre zhvillimeve”, tha Rama.
/a.f/