Rama Maxhoranca e ka perqendruar pushtetin ne nje dore
Eljona Ballhysa
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama e ka cilesuar dje Partine Demokratike si nje te djathte joliberale qe ka si synim kapjen e shtetit. Gjate fjales se mbajtur ne krijimin e Akademise Politike te Partise Socialiste Rama tha se maxhoranca aktuale e ka perqendruar te gjithe pushtetin ne nje dore te vetme duke penguar zhvillimin e lire ekonomik konkurrencen e lire dhe realizimin e nje sere reformave demokratike. Akademia Politike eshte prezantuar dje si nje shkolle qe do te afroje rreth vetes te gjithe ata te rinj e intelektuale te cilet te ardhmen e shohin tek e majta si politike perfaqesuese. Akademia Politike e Partise Socialiste eshte nje projekt i fondacionit Qemal Stafa ne bashkepunim me fondacion Fredrich Erbert. Ne nje prezantim te figurave kryesore te se majtes kryetari i Partise Socialiste e ka cilesuar hapjen e kesaj shkolle si nje sfide e cila do te fitoje perballe nje te djathte joliberale qe synon kapjen e shtetit. Kryetari i PS-se shtoi me tej se padrejtesia eshte kthyer ne fuqi percaktuese ne te gjitha nivelet e jeteses. Akademia Politike e se majtes do te kete ne regjistrimin e pare 35 deri ne 40 pjesemarres dhe do te filloje me 17 dhjetor per te perfunduar ne muajin mars. Per te gjithe ata te rinj te cilet duan te futen ne politike e te kontribuojne me pas per te majten do te jene ne dispozicion lektore me eksperience si konstitucionalistet Luan Omari e Njazi Jaho por dhe figura te vjetra te se majtes si Servet Pellumbi.
Akuzat
Gjate fjales se mbajtur ne kete prezantim kryetari i Partise Socialiste e akuzoi maxhorancen per qeverisje ne menyre te padrejte marrje peng te lirise se tregut dhe perqendrimin e pushtetin ne nje dore. E djathta qe kemi perballe nuk eshte liberale e nuk qendron ne familjen e se djathtes konservatore por nje e djathte qe synon kapjen e pushtetit. Nuk pranon ndryshmin dhe angazhon perdite nje makine dalte kunder ndryshmit. Kete ne te gjitha nivelet jo vetem ne Parlament por ne te gjitha nivelet e jetes - eshte shprehur Rama. Sipas tij Shqiperia eshte e kercenuar nga frika se fjala drejtesi nuk permban kuptim. Rama tha se vendi eshte i kercenuar nga humbja e besimit dhe se i takon Partise Socialiste si forca me e madhe politike ne vend nje force qe vjen nga e majta dhe synon te jete perfaqesuese e te majtes moderne te kete sfiden e perballjes me padrejtesine ne qeverisje dhe per te shpetuar Shqiperine nga nje humnere. Gjate fjales se tij Rama vazhdoi akuzat kunder Partise Demokratike duke thene se kjo parti ka bllokuar konkurrencen e lire. Partia Demokratike ka mbyllur konkurrencen dhe ka perqendruar pushtetin ne nje dore dhe kerkon te kanalizoje te gjitha burimet ekonomike brenda murit te tij. Ministria e Arsimit ka nje fond te vecante per bibliotekat e shkollave. Dhe a e dini se cili eshte botuesi me i pelqyer dhe shkrimtari me i dashur per ata qe percaktojne blerjen me leket e taksapaguesve Eshte Fahri Balliu dhe Shtepia Botuese 55. Kjo ka te beje me padrejtesine perfaqesuese - eshte shprehur Rama. Ai tha se pikerisht te menyra si shihet tregu i lire ndan te djathtet me te majtet.
Me tej Rama vleresoi projektin e Akademise Politike si nje hapesire e mundshme per perpunimin e mendimit politik dhe perfshirjen ne te te nje gjenerate njerezish qe politika i mban larg.
Balla Meta afera korruptive me sekserin Damir Fazllic
Deputeti socialist Taulant Balla ka vazhduar edhe gjate dites se djeshme lumin e akuzave ndaj zevendeskryeministrit njekohesisht minister i Ekonomise Ilir Meta. Madje ai e ka akuzuar Meten per afera korruptive me sekserin Damir Fazllic. Balla ka bere te ditur se ne ditet ne vijim Partia Socialiste do te publikoje dokumente qe vertetojne aferat korruptive te Metes me Fazllicin. Ne ditet ne vijim do te fillojme te zbardhim per shqiptaret nje afere shume te rende korruptive ku Ilir Meta eshte vendosur nen hiqmin e sekserit serb Damir Fazllic - eshte shprehur Balla. Gjate fjales se tij ai ka akuzuar zevendeskryeministrin se ka frike te beje transparencen e pasurise se tij. Sipas Balles pasuria e padeklaruar e Metes kap shifren e 1.7 milione eurove. Shqiptaret e dine qe Ilir Meta ka frike nga transparenca e kutive te votimit por tashme po kuptojne se Ilir Meta ka frike edhe nga transparenca e pasurive te veta. Ne kemi identifikuar dy pasuri te Ilir Metes me nje vlere prej 1.7 milione eurosh qe i perkasin i zoteron dhe i shfrytezon por nuk i deklaron Ilir Meta. I kemi kerkuar prokurorise ta hetoje kete veper penale te fshehjes se pasurise por Ilir Meta nuk ka fshehur vetem keto 1.7 milione euro pasuri. Ilir Meta permes personave te trete ka zoteron shfrytezon por nuk deklaron edhe shume pasuri te tjera. Duke marre indicio nga akuzat brenda partise se tij per nje gurore ne Skrapar. Rezulton se pronari i kesaj guroreje te jete i njejti person qe sipas LSI-se eshte edhe pronari i nderteses se partise se Ilir Metes. Nuk ka asnje dyshim qe pronari i vertete edhe i nderteses se LSI-se por edhe i gurores ne Skrapar nuk eshte ndonje sekser i vogel por nje kryesekser i politikes dhe i ekonomise shqiptare Ilir Meta dora vete. Pra ajo qe po denoncojme sot eshte fakti se pronat te tjera sikurse nje qender tregtare ne Bllok nje dyqan tjeter perseri ne Bllok ndertesa e LSI-se gurorja ne Skrapar i shtohen apartamentit 600 metra katrore dhe viles ne gjirin e Lalzit si pasuri te padeklaruara per te cilat Ilir Meta duhet te pergjigjet dhe te jape shpjegime - eshte shprehur Balla.
29 Nentor 2010