E Shtunë, 31 Tetor 2026

Talasemiket mungesa e gjakut rendon gjendjen e tyre shendetesore



Lizeta Duro

Te semuret me talasemi jane personat qe e vuajne me shume se cdo kategori tjeter mungesen e gjakut. Prej kohesh ne banken qendrore te gjakut si dhe ne qendrat e transfuzionit ka mungese te theksuar gjaku. Pacientet shprehen se per shkak te mungeses se gjakut ata ndihen shume te dobet e te pafuqishem dhe iu bejne apel qytetareve qe e ndiejne veten te shendetshem te japin gjak ne menyre qe jo vetem tiu risin ketyre te semureve nivelin e jeteses por edhe tiu shpetojne jeten. Nderkaq autoritet shendetesore ne QSUT theksojne se numri i dhuruesve eshte teper i ulet dhe i pamundur per te plotesuar te gjitha nevojat per gjak.
Ata shprehen se situata ne spitale eshte teper e veshtire dhe emergjente duke qene se persa u perket te semureve me talasemi dhe furnizimit te tyre me gjak keta te semure kerkojne furnizimin e vazhdueshem te trupit me gjak. Aktualisht talasemiket po kurohen me doza teper te ulta sepse rezervat e spitaleve kane shkuar ne fund dhe nuk ka asnje mundesi furnizimi per plotesimin e nevojave. Veshtiresi me te madhe kane pasur gjithashtu per furnizimin me gjak personat qe vuajne nga talasemia dhe jane me grupe te rralla gjaku.

Ndergjegjesimi

Per tiu ardhur ne ndihme shume feijve talasemike Kryqi i Kuq Shqiptar ndermori dje nje fushate ne Tirane per dhurimin ne menyre vullnetare te gjakut. Kerkeses se Kryqit te Kuq per dhurimin e gjakut ne ndihme te femijve te semure me talasemi i eshte pergjigjur dje ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto si dhe punonjes te administrates se kesaj ministrie. Sipas burimeve nga Ministria e Puneve te Jashtme per tiu ardhur ne ndihme femijeve qe e kane domosdoshmeri transfuzionin e gjakut stafi i ministrise do te dhuroje gjak ne menyre te vazhdueshme. Specialistet e Kryqit te Kuq shprehen se qytetaret shqipetare jane shume larg ndergjegjesimit per te dhuruar gjak ne menyre vullnetare per kete mungesat e gjakut ne qendrat spitalore jane te theksuara edhe pse disa here ne Shqiperi jane organizuar fushata dhurimi te gjakut por dhurimet kane qene serish shume te pakta. Gjate veres qe lame pas pikerisht per arsye te mungeses se gjakut dhe per perballimin e aksidenteve te shumta rrugore ministri i Shendetesise me nje udhezim te vecante hartoi programin per organizimin e sesioneve te dhurimit vullnetar te gjakut nga personeli i institucioneve shendetesore ne te gjithe vendin. Ne baze te ketij udhezimi vec stafit te Ministrise se Shendetesise dhe Institutit te Shendetit Publik dhuruan gjak nje sere institucionesh te tjera si shendetesore ne te gjithe rrethet e vendit. Por sigurimi i gjakut nuk eshte vetem detyre e personelit mjekesor dhe administrates shteterore apo e studenteve por e te gjitheve ne prandaj si autoritetet shendetesore ashtu edhe pacientet qe kane nevoje per gjak iu bejne apel te gjithe qytetareve te cilet e ndiejne veten te shendetshem per te dhuruar gjak te japin kontributin e tyre ne kete drejtim.

Pacientet

Te semuret me talasemi shprehen se ne disa raste jane te detyruar te kthehen ne shtepi pa e kryer transfuzionin per shkak te mungeses se rezervave te gjakut neper spitale. Ata thone gjithashtu se doktoret u kane kerkuar familjareve te dhurojne gjak ose ta blejne gjakun. Por sipas tyre kur marrin gjakun e familjareve te tyre ata ndihen me te sigurt sepse sic shprehen dhe vete ata kane frike te marrin gjak nga njerez te huaj per shkak te semundjeve qe gjaku i tyre mund te kete. Kjo per shkak edhe te eksperiencave te pacienteve te tjere qe kane kryer transfuzionin dhe kane rezultuar mbartes te shume semundjeve. Dhurimi i gjakut zgjat 10 minuta ndersa sasia e dhuruar eshte 300 - 350 ml. Gjaku i dhuruar zevendesohet brenda disa ditesh. Dhurimi i gjakut nuk demton nje organizem te shendosh. Shume dhurues gjaku thone se ndihen me mire pas dhurimit te gjakut. Gjak mund te dhurohet nje here ne tre muaj per meshkujt dhe nje here ne 4 muaj per femrat. Koha nder mjet dy dhurimeve eshte te pakten 8 jave. Dhurimi i gjakut nuk demton shendetin dhe nuk shkakton varesi. Organizmi yne ka 5 - 6 litra gjak. Sasia qe dhurohet eshte sasi e paperfillshme per nje organizem te shendetshem.

Qendra Kombetare e Kontrollit te Barnave kallezim penal per Urdhrin e Farmacisteve

Drejtori i Qendres Kombetare e Kontrollit te Barnave Besnik Jaka gjate nje konference per shtyp deklaroi se ka dorezuar dje ne Prokurorine e rrethit te Tiranes nje kallezim penal per Urdhrin e Farmacisteve. Shkak per kete sipas Jakes eshte bere nderhyrja e presidentit te ketij urdhri Arjan Jaupllarit ka shkelur ligjin duke nderhyre ne disa ceshtje te cilat nuk jane kompetence ligjore e ketij Urdhri. Drejtori i QKKB-ve tha se ceshtje si ajo e matjes se distances mes farmacive nuk eshte kompetence e ketij urdhri. Ne jemi te bindur ne kallezimin penal qe kemi bere qe ka fakte te plota te argumentuara per shkeljen e ligjit dhe zoti Arjan Jaupllari duhet te pergjigjet penalisht per shkelje dhe tejkalim te kompetencave qe ai personalisht ka bere ne emer te Urdhrit te Farmacisteve. Pa diskutim ne do ti propozojme Ministrise se Shendetesise te rishikoje ligjin e Urdhrit te Farmacisteve pasi ne disa hapesira qe mund te kete parashikime ligjore dhe nuk i ka percaktuar ligji te sakta zoti Jaupllari i ka kthyer ne abuzim absolut tha Besnik Jaka drejtor i Qendres Kombetare se Kontrollit te Barnave. Sipas Jakes presidenti i Urdherit te Farmacisteve ka abuzuar edhe me perzgjedhjen selektive qe ka bere per disa farmaci ne baze te preferencave Jaupllari iu ka dhene anetaresimin vetem disa farmacisteve.

DSHP ne Elbasan ne bashkepunim me MSH nisin inspektimin per kualifikimin e personelit ne qendrat shendetesore

Nisma e marre nga Ministria e Shendetesise dhe Qendra Kombetare e Edukimit ne Vazhdim per kreditimin dhe ricertifikimin e personelit shendetesor ka bere qe kreu i Drejtorise se Shendetit Publik ne Elbasan Bujar Kllogjeri te paralajmeroje personelin e te gjitha qendrave shendetesore se kane filluar inspektimet per verifikimin e kualifikimit te tyre. Sipas drejtorit te DSHP-se ne Elbasan brenda nje viti kush nuk ka diplomen e shkolles se larte i duhet ti thote lamtumire punes ne shendetesi. Drejtoria e shendetit publik ne Elbasan ne bashkepunim me perfaqesues te ministrise se shendetesise pas nje bisede te perbashket konkluduan qe per te realizuar kete kualifikim te gjithe drejtuesit e qendrave shendetesore te qarkut te Elbasanit te njihen me menyren sesi do te akreditohet i gjithe personeli shendetesor pas ricertifikimit te tij. Me nismen e marre nga Ministria e Shendetesise ne vitin 2012 nuk do te kete asnje infermier apo punonjes shendetesie pa arsim te larte. Kjo nisme e ndermarre nga ministria e shendetesise ne bashkepunim me qendren e akreditimit ne Tirane ka per synim ti njohe punonjesit jo vetem me menyren e akreditimit por te jene pjesemarres me synim qe te njihen me procesin dhe pasojat qe do te kete cdokush nese nuk i arrin kreditet u shpreh Kllogjeri. Nisma per ricertifikimin e personelit shendetesor mund te nxjerre te papune nje numer te madh infermieresh apo mamish ne prag te pensionit dhe qe kane shume pak mundesi te kapin kreditet e kerkuara apo diplomimin ne nje shkolle te larte mjekesore.

27 Nentor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›