E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrat e qeveritareve ne 2011-n me shume para se sa per shendetesine dhe arsimin



Ervin KOCI

Qeveria ka parashikuar per vitin e ardhshem shpenzime prej qindra miliona lekesh per luksin e zyrtareve te saj. Ne buxhetin 2011 eshte percaktuar nje fond prej rreth 300 milione lekesh per rikonstruksionin dhe modernizimin e ambienteve te godinave qeveritare. Ne top-listen e klasifikimit persa i perket fondit te akorduar per keto tipe shpenzimesh qendron Ministria e Brendshme per te cilen jane percaktuar 13 milione leke per rikonstruksionin e nderteses se Ministrise dhe 10 milione leke te tjera per pajisje zyrash. Klasifikimi vazhdon me Ministrine e Puneve Publike dhe ate te Shendetesise per te cilat jane parashikuar perkatesisht 38 dhe 361 milione leke investime. Me pak me hater ne kete liste shpenzimesh eshte mbajtur Ministria e Punes te ciles do i shkojne vetem 2 milione leke. Buxheti ka parashikuar gjithashtu qe me nje shume prej rreth 1.3 milione lekesh te ndertoje nje godine te re per Prokurorine e Pergjithshme dhe te rikonstruktoje ate ekzistuese.

Fondi per godinat
Fondi i qeverise per rikonstruksionin dhe modernizimin e godinave qeveritare eshte edhe me i larte se fondi i akorduar per arsimin baze ate te mesem dhe ate te larte ku qeveria ka dhene vetem 75 per qind te shumes krahasuar me keto shpenzime luksi. Edhe fondi i percaktuar per pagesat e papunesise ndihmen sociale dhe kompensimin e energjise eshte po vetem sa 2/3 e fondit te luksit te qeverise. Kryeministri Berisha e ka deklaruar disa here se ky eshte buxheti me i larte qe Shqiperia ka pasur ndonje here e sigurisht qe keto shpenzime pwr rehatin e qeveritarwve kanw ndikuar nw rritjen e kwtij buxheti.

Shpenzime edhe ne 2009-n
Shpenzimet qeveritare per lukset dhe komoditetet e zyrtareve nuk jane ndalur asnjehere pavaresisht krizes. Vitin e kaluar shpenzimet operative edhe pse qeveria foli per kursime te medha u konstatuan shpenzime te madha per zyra makina dhe kompjutere. Ato ishin ne shifra te konsiderueshme duke pasur parasysh se cdo vit blihen te njejtat pajisje. Viti 2009 u mbyll negativisht sa u takon shpenzimeve per mirembajtje mobilim zyrash apo automjete luksi pasi me parate e taksapaguesve shqiptare jane paguar 41 milione dollare me shume nga sa planifikohej. Duket se edhe kete vit do te kemi situate te pandryshuar. Vetem ne tre tendere te zhvilluar se fundmi nga njesia e perqendruar e prokurimeve ne Ministri te Brendshme jane kerkuar te shpenzohen nga institucione te ndryshme rreth 2 milione dollare per mobilimin e zyrave blerje orendish kompjutere laptope celulare makina si dhe fuoristrada si dhe mirembajtje apo sherbim automjetesh. Cdo vit shpenzohen fonde te konsiderueshme per te tilla sherbimesh dhe pajisjesh sikur norma e amortizimit te ishte 50 per qind e larte. Te dhenat e fundit nga Ministria e Financave tregojne se deri ne muajin prill 2010 shpenzimet operative per mirembajtje jane gati 90 milione dollare ndersa per te gjithe vitin parashikohen te shpenzohen rreth 370 milione dollare.

Koka tjeter////////////////////////////////////
Kasat fiskale Tatimet caktojne si afat te fundit 31 dhjetorin

Data 28 shkurt e vitit 2011 eshte afati i vetem per aplikimin e rimbursimit te cmimit te kases fiskale per subjektet e vogla

Afati i fundit per vendosjen e kasave fiskale per te gjitha bizneset me xhiro vjetore mbi 5 milione leke do te jete 31 dhjetori i ketij viti. Sipas tatimeve eshte e percaktuar qarte se nuk do te kete afat te ri per vendosjen e kasave fiskale. Sipas vendimit te qeverise miratuar dy vjet me pare te gjitha bizneset me xhiro vjetore mbi 5 milione leke duhet te pajisen me kasa fiskale brenda dates 31 vjetor 2010. Administrata tatimore sqaroi se kontradiktat e krijuara me dy vendimet e qeverise kane ardhur pasi njeri flet per daten 28 shkurt si afat per rimbursimin e cmimit te kases per biznesin e vogel dhe tjetri lidhet me periudhen e fundit te instalimit te pajisjes fiskale.

Afatet
Sa i takon vendimit tjeter ai prek vetem afatin per bizneset e vogla qe perfshihen ne procesin e instalimit te kasave me kushtin e rimbursimit te cmimit deri me 44 mije leke. Pra brenda dates 28 shkurt bizneset e vogla kane kohe te paraqesin kerkesat e tyre per te perfituar nga vendimi qe u jep te drejte te rimbursojme cmimin e pajisjes. Kurse 31 dhjetori eshte afati per instalimin e kasave per te gjitha bizneset- sqaruan specialiste te administrates se pergjithshme tatimore. Sipas Tatimeve ne rast se bizneset nuk plotesojne detyrimin e vendosjes se kases brenda dates 31 dhjetor do te hasin me ndeshkimet e ligjit i cili parashikon me gjoba 100 mije leke per rastin e pare te konstatimit me shkelje dhe 500 mije leke per rastin e dyte radhazi. Drejtuesit e tatimeve bejne me dije se gjate kontrolleve te ushtruara inspektoret tatimore jane duke u perpjekur te ndergjegjesojne biznesin pa pasur si qellim ne vetvete vendosjen e gjobes.

Instalimi i kasave
Ceshtja e instalimit te kasave fiskale mori permasa te medha deri ne instancat e larta te qeverise dhe politikes pasi nje kategori biznesesh tregtaret e vegjel kundershtuan me force vendosjen e pajisjeve. Pas negociatave me ministrin e Financave ne zyren e tij tregtaret arriten kompromisin per ta blere kasen fiskale me cmim me te mire duke plotesuar kushtin e respektimit te afatit. Por pavaresisht apeleve te leshuara nga ministri i Financave dhe administrata tatimore per respektim te afateve dhe zbatimin e ligjit per vendosje kasash fiskale sipas sistemit fiskal serish nga bizneset verehen shenja indiferentizmi. Mesohet se rendimenti i instalimit te kasave fiskale paraqitet i ulet ne raport me pritshmerite afatin dhe numrin e bizneseve. Edhe pse kane mbetur gati edhe nje muaj nga skadimi i afatit behet e ditur nga tatimet se vetem 25 mije biznese jane pajisur me kasa fiskale kur numri i tyre ne total eshte rreth 60 mije kategoria qe duhet te pajisjet.

Rimbursimi
Nga DPT-ja mesohet se jane rreth 53 mije biznese te vogla qe preken nga skema e kompensimit te kases fiskale ne shumen prej 44 mije leke. MF-ja thote se shuma nga faturat financiare shkon ne vleren 23 miliarde dhe aktualisht po bashkepunohet me drejtorine e buxhetit per kompensimin e te ardhurave qe do te humbase pushteti vendor nga transfertat e pushtetit qendror. Lidhur me mekanizmat e transferimit te ketij kompensimi me transferta apo me dicka tjeter tatimet dhe drejtoria qe mbulon politikat fiskale jane duke e diskutuar me Drejtorine e Buxhetit.

BOX///////////////////////////
Euro ne kuota te larta ndaj lekut

Euro vazhdon qe te qendroj ne kuota mjaft te larta kundrejt monedhes tone kombetare lekut. Ne kursin e kembimit valutor nje euro eshte shkembyer dje me rreth 139 leke. Sipas specialisteve te ndryshem pavaresisht se keto jane luhatje normale te kursit te kembimit ndikim kane pasur edhe prurjet e uleta te emigranteve dhe nje tjeter faktor mendohet qe te jete edhe liberalizimi i vizave. Edhe pse Guvernatori i Bankes se Shqiperise ne konferencen e fundit u shpreh se do te merren masa ne menyre qe te mos kete nje vleresim te metejshem te euros ndaj lekut leku shqiptar vazhdon te qendroj i dobet kundrejt monedhes europiane. Nderkohe qe dollari amerikan ka filluar te kete nje tendence rritese kete jave dhe keshtu nje dollar ka arritur kuoten e 105 lekeve duke arritur keshtu ne vlera mjaft te larta ne krahasim me javet e fundit. Nderkohe qe prej fillimit te vitit euro nuk eshte shkembyer me pak se 137 leke nje vlere e konsideruar si nje vlere e larte kundrejt nje monedhe vendase. Pritet qe kjo monedhe te vazhdoje te qendroje ne kuota te larta dhe per disa muaj. Madje liberalizimi i vizave per qytetaret e Shqiperise pritet qe te kete efektet e veta ne zhvleresimin e metejshem te monedhes vendase.
Zhvleftesimi i monedhes vendase kundrejt monedhes se BE pritet te ndihet ndjeshem ne te pakten ne nje periudhe 6 -12 mujore nga casti i fillimit te liberalizimit te vizave ne 15 dhjetor. Nje efekt i tille eshte ndjere edhe ne vende te tjera pas liberalizimit te vizave dhe pikerisht per kete eshte e nevojshme nje politike mjaft e kujdesshme e institucioneve perkatese.

29 Nentor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›