E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Mbi 11 mijë nxënës në Konkursin kombëtar të Gjuhës Shqipe, nisin gjysmëfinalet


TIRANË, 7 prill/ATSH/ Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe ka mbërritur në fazën gjysmëfinale.

Kryeministri Edi Rama bëri sot të ditur se mbi 11 mijë nxënës nga e gjithë Shqipëria u përfshinë në këtë garë të dijes dhe dashurisë për gjuhën amtare.

“Tani, shkollat më të mira do të përballen në rang kombëtar, për të treguar aftësitë e tyre në të shkruar, në të folur dhe në komunikimin me qytetari”, bëri të ditur Rama.

Ky konkurs është kthyer tashmë në traditë, si një mundësi për të nxitur dashurinë për gjuhën shqipe dhe për të forcuar lidhjen me trashëgiminë kulturore.

Pas fazës së parë ku nxënësit zhvilluan konkurs mes klasave të nënta në çdo shkollë për të identifikuar nxënësit që shfaqin talent ose aftësi të spikatura gjuhësore, vijoi faza e dytë e konkursit.

Skuadrat në fazën e dytë garuan në nivel rajoni për të nxjerrë 20 skuadrat më të mira që u kualifikuan për fazën gjysmëfinale, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në ekranin e RTSH.

Ky është edicioni i tretë i Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe që zhvillohet me nxënësit e klasave të nënta në mbarë vendin. /j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›