Rama-McIlwham Drejtesia rendesi jetike

Cështjet që kanë të bëjnë me sistetimin e drejtësisë, duke e vënë theksin në hetimin e ngjarjes së 21 janarit, ishin në fokusin e takimit mes kreut të PS Edi Rama dhe ambasadores së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Fiona McIlwham.
Sic njofton zyra për shtyp e PS, dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim lidhur me rëndësinë e funksionimit të sistemit të drejtësisë në një shtet ligjor dhe domosdoshmërinë e hetimit të paanshëm të ngjarjes tragjike të 21 janarit të vitit të kaluar.
Rama e ka informuar ambasaodren britanike për përpjekjet dhe sfidat me të cilat ndeshet Partia Socialiste për realizimin në kohë dhe me cilësi të reformës zgjedhore, asaj parlamentare dhe të sistemit të drejtësisë në përgjithësi.
Ky është takimi i dytë që kreu i PS zhvillon brenda pak ditësh me një ambasador të akredituar në Tiranë. Pak ditë më parë ai pati një drekë pune me ambasadorin e SHBA, Alexander Arvizu, në një prej lokaleve të Tiranës.
Në përfundim të drekës ambasadori Arvizu nuk pranoi të komentonte qëllimin e takimit. Rreth 30 minuta pas tij u largua edhe shefi i opozitës duke refuzuar edhe ai të flasë se cfarë kishte biseduar, në këtë takim të parë për 2012-ën me diplomatin amerikan. Rama u mjaftua duke deklaruar se, “gazetarëve nuk u shpëton asgjë”.
Kohëzgjatja e drekës sugjeron se ka qenë jashtë formatit të drekave protokollare, e zhvilluar në një kohë kur kryefjala e politikës shqiptare është cështja e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm, zhvillim që duket se nuk do ta lërë jashtë faktorin ndërkombëtar të akredituar në Tiranë.