E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers Gerdeci ndryshoi Berishen

Zëri i Amerikës solli të plotë intervistën me ish-ambasadorin amerikan në Shqipëri, John L. Withers. Në intervistë, ish-ambasadori ka komentuar një sërë zhvillimesh të demokracisë  shqiptare, parë nga kendvështrimi i tij, gjatë dhe pas kohës kur ishte i ngarkuar me detyrën e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Si asnjëherë më parë, ish-ambasadori Withers foli edhe për tragjedinë e Gërdecit, tragjedi e cila sipas tij ndryshoi qendrimet e qeverisë përballë prokurorisë dhe institucioneve të tjera të pavarura në vend.

“Pas Gërdecit diçka ndryshoi, por nuk isha unë që ndryshova. Mendoj se ai incident ishte një pikë kthese për këtë qeveri, sepse deri atëherë, ndoshta ngaqë anëtarësimi në NATO nuk kishte marrë fund, por deri atëherë qëndrimi i qeverisë ndaj Pas Gërdecit diçka ndryshoi, por nuk isha unë. Mendoj se ai incident ishte një pikë kthese për këtë qeveri.Menjëherë pas Gërdecit sulmet ndaj gjykatave, ndaj prokurorëve, kundër medias u bënë dominuese

John L. Withers
Ish-ambasador i SHBA-së në Tiranë institucioneve, veçanërisht atij të drejtësisë, kishte qenë shumë më pozitiv. Menjëherë pasi ndodhën shpërthimet e Gërdecit, qeveria ndryshoi qëndrim. Sulmet ndaj gjykatave, ndaj prokurorëve, kundër medias u bënë dominuese dhe për një person si unë, që nuk isha mësuar me një gjë të tillë, ishin të pamundura për ta kuptuar. Letrat që Kryetarja e Parlamentit i dërgonte Prokurores së Përgjithshme, shkelnin në mënyrë flagrante kufirin mes dy pushteteve: atij legjislativ dhe gjyqësor, që në thelb, ishte një përpjekje për të imponuar se ç’duhet të bënte prokuroria. Sulme si ato ndaj Prokurores së Përgjithshme nuk i kisha parë kurrë. Dhe që nga ai moment përpjekjet për të kontrolluar se kush do të bëhej anëtar i Gjykatës së Lartë, sulmet ndaj asaj pjese të medias që thjesht po përpiqej të bënte punën e vet për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur. Pastaj ishte situata e pazakontë që ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, për të cilin u gjykua që duhet të linte postin, u risoll në qeveri me një portofol tjetër. Pra përsëri mendja të shkon që këto veprime bien ndesh me mënyrën sesi funksionon demokracia. Po pse duhet ta bëjë një qeveri një gjë të tillë, pse nuk duhet të jetë organizmi kryesor, që të jetë i interesuar të zbulojë se çfarë ndodhi? Ne të gjithë pamë me tmerr pamjet, ambulancat, njerëzit, të mbuluar me gjak, të rinj, të moshuar u transportuan në spital, me ato plagë të tmerrshme dhe të gjithë shtruan pyetjes: Si ka mundësi që të ndodhë një gjë e tillë? Por në vend që të fillonte një përpjekje të pareshtur  për të zbuluar të vërtetën, qeveria u kthye kundër institucioneve që kishin detyrën të zbulonin të vërtetën. Dhe të lind pyetja: Çfarë nuk donin ata të zbulonte publiku?  Kur vizitova Gërdecin, unë takova një grua që mbante një varëse me një medalion ku kishte vënë fotografinë e të birit që kishte humbur jetën nga shpërthimi dhe më tha: “Zoti Ambasador, a do ta shoh drejtësinë të vënë në vend?” Dhe unë i detyrohem asaj një ndjesë të thellë dhe nëse do të mund ta takoja, do t’i kërkoja falje sepse unë i thashë: “Po, drejtësia do të vihet në vend”. Por kaq vjet më pas, nuk ka pasur drejtësi për këtë zonjë, apo për të tjerët që u dëmtuan, apo u plagosën dhe kjo është diçka shumë e trishtueshme. Më vjen keq që i premtova një gjë të tillë. Kisha më shumë besim tek qeveria dhe institucionet, sesa ishte e justifikueshme”, deklaroi zoti Withers.

Ish-ambasadori u pyet edhe për kritikat e tij në adresë të kryeministrit Berisha, kritika këto që pas publikimit të kabllogrameve të Wikileaks, u cilësuan nga kryeministri Berisha si qendrime personale të ?ithers dhe që nuk përfaqësonin politikën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Zoti Withers u kujdes të sqarojë se kritikat nuk i adresoheshin as kryeministrit Berisha, apo liderit të opozitës, por u adresoheshin politikave të tyre.

“Nga këndvështrimi im nuk ishin kritika ndaj kryeministrit, apo ndaj udhëheqësit të opozitës, apo ndaj ndonjë personaliteti tjetër në Shqipëri. Bëhej fjalë për politikat e tyre, bëhej fjalë për temën më të gjerë të parimeve të demokracisë, kjo ka rëndësi. Dhe nuk bëhet fjalë për të veçuar një individ as andej as këtej, sepse nuk është asgjë personale. Bëhet fjalë për të analizuar veprimet që nuk janë në përputhje me parimet e demokracisë. Kur qeveria sulmon institucionet e demokracisë dhe kur injoron parimet e demokracisë, kjo është diçka që më shqetëson thellësisht”, u përgjigj Withers.

Si shembull për qendrimet e tij, ish-ambasadori amerikan solli ngjarjet e 21 janarit, të 2011, ndonëse nuk ishte në detyrë kur ato ndodhën. Sipas Withers, qeveria duhet të ishte e para që të kërkonte zbardhjen e plotë të ngjarjes. Por ajo bëri të kundërtën, sipas tij, u hodh dhe sulmoi prokurorinë dhe kryeministri përdori një gjuhë të tmerrshme ndaj kryeprokurores në vend që të përpiqej të zbulonte se kush i dha urdhër policisë për të hapur zjarr. Withers më pas ngre pyetjen se mos vallë shqiptarëve po u fshihet dicka nga 21 janari.

“Jemi shumë pranë një vjetorit të ngjarjeve të 21 janarit. Katër vetë vdiqën, u derdh gjak në rrugët e Tiranës, gjak i çmuar shqiptarësh. Të shkon mendja që në rrethana të tilla, qeveria do të ishte e para që do të donte të zbulonte se çfarë ndodhi në të vërtetë, që do të donte t’u jepte gjithë mbështetjen e mundshme hetuesit dhe prokurorëve për të zbuluar të vërtetën e asaj që ndodhi atë ditë. Por në vend që të bënte këtë, qeveria i sulmoi prokurorët dhe në këtë rast kryeministri përdori një gjuhë të tmerrshme kundër Prokurores së Përgjithshme, një gjuhë,  e cila që të flasim hapur ishte e padenjë, ishte turpëruese për vendin. Një kryeministër nuk duhet t’i bëjë gjëra të tilla. Por çka është më e rëndësishme pse duhet të sulmonte kryeministri ata që kishte emëruar dhe u kishte dhënë forcë, në vend që të përpiqej t’i ndihmonte për të zbuluar të vërtetën. Kush i dha ato urdhra? Në gjithë botën policisë i jepet fuqi e madhe. Kush e dha urdhrin për të hapur zjarr? A po i mbahet ndonjë gjë e fshehtë publikut shqiptar lidhur me arsyet që e bëjnë qeverinë që të sulmojë ata që mund ta zbulojnë të vërtetën në vend që të bëjnë të kundërtën? Presidenti i Francës (Nicolas) Sarkozy foli për këtë. Ai po fliste për veprimet e qeverisë siriane ndaj popullit të vet dhe kur u pyet për ndryshimin mes sirianëve dhe shqiptarëve, përsa i takon incidentit të hapjes së zjarrit, ai tha se nuk ka asnjë ndryshim. Një jetë shqiptare është po aq e vlefshme sa edhe një jetë siriane, apo çdo jetë tjetër. Pse është  Presidenti i Francës më i shqetësuar për gjakun e shqiptarëve sesa udhëheqja e Shqipërisë?”, deklaroi ish-ambasadori.

Ish-ambasadori u ndal tek vlerësimi i tij për gjendjen e sistemit të drejtësisë dhe korrupsionin, të rrënjosur në shoqërinë dhe politikën shqiptare. Për këtë ai fajësoi klasën politike, të cilat sipas tij nuk përfaqësojnë interesin kombëtar, por interesin e ngushtë të mbajtjes së pushtetit, jo të qeverisjës së mirë të popullit.

Zoti Withers solli përkufizimin e Abraham Lincoln për demokracinë: “Demokracia është qeveria e popullit, që buron nga populli dhe për popullin”. Ai ftoi popullin shqiptar të reflektojë nëse e shohin veten të përfaqësuar nga politika, a shohin një qeveri të popullit, apo shohin një qeveri klanore të shkëputur prej popullit?

Withers ka komentuar edhe pafajësinë e Ilir Metës duke deklaruar se  përtej anës zyrtare, është e rëndësishme që perceptimi për politikanët në udhëheqje të jetë në një standard më të lartë  se gjithkush tjetër dhe shpresoj që perceptimi për këtë përfundim të mos jetë negativ as për veprimet e zotit Meta, dhe as për gjykatën. Ndërsa për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm Withers thotë se Bashkimi Europian dhe miqtë tanë amerikanë janë aq të shqetësuar për ndasitë e thella politike, unë do të jem i pari që të këmbëngul për një president konsensual. Kjo do të ishte udhëheqje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›