E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama-Meta takim larg syrit të mediave sot në selinë e Partisë Socialiste

rama-meta-takimTiranë- Një takim jashtë vëmendjes së mediave kanë mbajtur dy liderët e PS-së dhe LSI-së Edi Rama dhe Ilir Meta.

Kryeministri i ardhshëm dhe kryetari i Kuvendit të ardhshëm janë takuar sot në ambjentet e selisë rozë.

Nuk dihet shkaku i takimit mes dy liderëve dhe se për çfarë kanë folur.

Sakaq që edhe ambasadori i Bashkimit Evropian Ettore Sequi është takuar sot me Presidentit e Republikës Bujar Nishanin, ndërsa pritet që zyra e shtypit e presidentit të nxjerë një deklaratë rreth këtij takimi.

Një ditë më parë Nishani kishte paralajmëruar takim me disa nga krerët e institucioneve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›