E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Ministrja e Arsimit ka të gjithë mbështetjen time, rol në transformimin e sistemit arsimor

TIRANË 21 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama shprehu sot mbështetjen ndaj ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, pas kërkesave të shumta për të dhënë dorëheqjen, pas tragjedisë së vrasjes së nxënësit Martin Cani.

Gjatë takimit përmbyllës të këshillimit kombëtar me mësues e prindër për planin e masave për sigurinë në shkolla, Rama tha se Manastirliu ka mbështetjen e tij, pasi ka luajtur një rol të rëndësishëm në transformimin e sistemit shëndetësor dhe arsimor.

“Dua të shpreh publikisht këtu si përgjigje për ata që donin të nxirrnin përfitime absurde nga tragjedia e një familje dhe nga humbja e një jete, duke drejtuar gishtin për gjithfarë akuzash dhe duke kërkuar përgjegjësi personale nga ministrja e Arsimit, e cila ka jo vetëm të gjithë mbështetjen time, por kam bindjen se ashtu sikundër që ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe të pamohueshëm në transformimin e sistemit tonë shëndetësor, por ka dhe një rol të pamohueshëm për transformimin e arsimit tonë, për ta bërë më të mirë”, u shpreh Rama.

/r.e/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›