Rama: Mocion per shkarkimin e Topallit
Kryetarja e Kuvendit ishte dje ne qender te kritikave te kupoles roze. Madje, kjo e fundit nuk ka perjashtuar mundesine per te kerkuar shkarkimin e Jozefina Topallit nga posti i Kryetares se Kuvendit. Ishte kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i cili kritikoi ashper Kryeparlamentaren Topalli, lidhur me qendrimet e mbajtura prej saj ndaj dekreteve te Presidentit. "Jashte cdo norme kushtetuese dhe jashte cdo kornize te shtetit te se drejtes, ne shkelje flagrante te funksionit te saj si spikere e parlamentit, Jozefina Topalli ka cenuar rende lirite themelore te 5 shtetasve te Republikes se Shqiperise", u shpreh Rama gjate nje komunikimi me mediat, lidhur me kete ceshtje. Nderkohe, sipas tij, keta shtetas jane 5 kandidate te dekretuar nga Presidenti i Republikes, si anetare te Gjykates se Larte dhe emrat e tyre Topalli ia ka cuar policise ne kuptimin e plote te fjales. Kesisoj, Kryetarja e Kuvendit ka kerkuar nga Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtesise dhe Prokuroria e Pergjithshme, prova te pafajesise se tyre. Ne kete menyre, marre shkas nga ky veprim, Rama nuk vonoi te theksoje se, "pasi i ka mbajtur keta emra ne sirtar, duke shkelur rregulloren e Kuvendit, e cila dekreteve te Presidentit u jep perparesi ne shqyrtim dhe duke vonuar, jashte cdo kufiri kohor te arsyeshem, zevendesimin e anetareve te Gjykates se Larte, e cila praktikisht eshte bllokuar, zonja Topalli ka marre kompetencat e kreut te shtetit dhe ka dhunuar personalitetin njerezor e profesional te 5 njerezve te ligjit, qe Kushtetuta i mbron nga veprime te tilla policeske". Pare ne kete kendveshtrim, Rama nuk vonoi te paralajmeroje hapat e metejshem qe mund te ndermarre PS-ja. Konkretisht, kreu socialist beri me dije se "do te vleresojme me pergjegjshmeri kushtetuese e ligjore peshen e ketij abuzimi skandaloz dhe do t'ia adresojme jo vetem opinionit publik, po edhe Kuvendit te Shqiperise, shqetesimin e madh per kapercimin e Kushtetutes e te ligjit nga ana Kryetares se Kuvendit. Pa perjashtuar si hap te mundshem edhe nje mocion per shkarkim te saj". Po keshtu, kryetari Rama beri thirrje Kryeministrit Sali Berisha te distancohet nga "ky akt i pashembullt deformimi i funksionit te spikeres se Parlamentit dhe te kerkoje nisjen e menjehershme te procedurave parlamentare per votimin e dekreteve te Presidentit te Republikes". Madje, ne kete kontekst, Rama dha dhe nje tjeter ultimatum, qe lidhej pikerisht me reformen ne drejtesi, sipas te cilit s'mund te kete Pakt Kombetar per Drejtesine nga njera ane dhe shkelje te tilla te Kushtetutes e te ligjit nga ana tjeter.
O. Xhilaga
O. Xhilaga