E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Mocioni per te vene ne pune procesin politik

Ky mocion perben perpjekjet per ta vene ne levizje procesin politik dhe kjo perfshin pergjegjesine e Kuvendit ku nje pjese e mire e pergjegjesise eshte e Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli ndonese eshte me i gjere se kaq. Behet fjale per nje krize e cila duhet te zgjidhet sa me shpejte pasi prek qytetaret ndonese rrenjet i ka tek pushteti i vjedhur. Kjo ishte deklarata e kryetarit te PS Edi Rama pasi PS ka dorezuar sot ne Kuvend kerkesen per mocion me debat lidhur me progres raportin e fundit te Komisionit Europian per Shqiperine.

Rama ka bere nje pasqyre te pergjithshme te situates ne vend pas refuzimit te kerkeses nga Komisioni Europian si kandidate e mundshme per ne Bashkimin Europian. Pas dorezimit ne Kuvend te kerkeses per mocion me debat lidhur me progres raportin e fundit te Komisionit Europian per Shqiperine kryetari i PS ne nje bashkebisedim me gazetaret deklaroi se secili duhet te angazhohet per te mos humbur trendin tjeter per ne BE.

Duke akuzuar kryeministrin per rezufimin e statusit te vendit kandidat Rama beri pergjegjes ate duke shtuar se Berisha e sheh opininonin e Komisionit Europian si nje dokument qe nuk reflekton te verteten mbi qeverisjen mbi problematiken e rende mbi demokracine e funksioninimin e parlamentit e shtetit te se drejtes.
Rama theksoi se deputetet e opozites kerkojne kapercimin e krizes politike ne baze te ofertes se tyre te fundit me qellim hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit. Duke iu referuar disa prej pikave Rama u perqendrua tek rezoluta .

Duke kerkuar per ti dhene fund krizes Rama u ndal tek debati politik.
Ne duam te cojme perpara vizionit tone per politik nje debat ku synimi yne eshte te tregojme vullnet ndonese kerkesa per tu ulur ne nje tryeze eshte refuzuar nga PD.

Kryetari i PS kerkoi me cdo kusht garantimin e transparences zgjedhore ne baze te rezolutes se PE. Perpos kesaj ai u ndal tek krimi i organizuar nje pike e cila nenvizohet thellesisht ne rezolute. Vec kesaj prona mbetet ceshtja e pazgjidhur ose Thembra e Akilit te ceshtjeve shqiptare per interesa te pushtetit e gllaberimeve te medha dhe shfaqjes spektakolare te shtetit te se drejtes ne Shqiperi. Nderkohe ai vuri ne dukje se per mungesen e nje plani strategjik e nje plani per prone flet opinjoni i gjere. Liria e medias eshte e kercenuar nga pushteti dhe i pushtetit te parase vijoi me tej Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›