E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan kapen dy te rinj me 1.7 kg droge

Policia e Elbasanit ka organizuar nje operacioni te koduar November 2010 gjate te cilit eshte bere i mundur arrestimi i dy personave per posedim te lendeve narkotike. Burime nga Policia e Elbasanit bejne me dije se jane arrestuar shtetasit Eduard Isaj 32 vjec dhe Altin Debrova 26 vjec qe te dy nga qyteti i Elbasanit. Sipas policise droga dy te rinjve u eshte gjetur gjate nje kontrolli personal te ushtruar ndaj ketyre shtetasve ne lagje te ndryshme te qytetit Elbasan. Atyre u eshte gjetur dhe u eshte sekuestruar ne cilesine e proves materiale lenda narkotike e cila per nga karakteristikat e saj ngjason me lenden narkotike Canabis Sativa me peshe te pergjithshme 1 kg e 700 gr.

Nderkohe materialet ne ngarkim te tyre per vepren penale te Prodhimit dhe shitjes se narkotikeve i kane kaluar prokurorise se rrethit per hetime te metejshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›