E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali. Arrestohet shqiptari per armembajtje pa leje

Nje shqiptar eshte arrestuar ne Itali per vjedhje dhe armembajtje pa leje. Pas nje kontrolli te shtepise se tij policia nuk ka vene re asgje te dyshimte. Por kur ata po largoheshin pane poshte dritares celesat e nje Audi A4 qe rezultonte e vjedhur dy muaj me pare. Policia Italiane ka vene nen vezhgim 22-vjecarin nga Shqiperia i cili pak minuta me vone ka zbritur dhe ka marre nje qese te cilen e kishte hedhur nga dritarja. Ne ate moment kane nderhyre forcat e policise qe kane gjetur brenda qeses nje pistolete te tipit lsquoSmith-Wesson kalibri 38 me 5 fisheke ne karikator. Me vone eshte bere edhe zbulimi i makines se vjedhur disa metra me tutje per te cilen dyshohet ta kete vjedhur shqiptari. Emri i te riut shqiptar nuk behet akoma i ditur nga policia e Peruxhias e cila po heton per bashkepunetore te mundshem te tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›