E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: “Muzak’Fest” shkëlqeu me performanca të jashtëzakonshme nga artistë të mirënjohur

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga nata e parë e festivalit “Muzak’Fest”, në qytetin historik të Apolonisë, që shkëlqeu me performancat e jashtëzakonshme nga artistë të mirënjohur.

“Muzak’Fest shkëlqeu me performancat e jashtëzakonshme nga artistët e mirënjohur në një ndër skenat më magjepsëse siç është Parku Arkeologjik i Apolonisë, duke vazhduar eventet e turizmit kulturor”, u shpreh Rama në një postim të tij.

Edicioni i parë i Muzak’Fest solli në qytetin antik hijerëndë të Apolonisë harmoni mbresëlënëse të artit dhe kulturës. Mes monumenteve që dëshmojnë histori, muzika dhe poezia u bënë një, duke shënuar fillimin e një tradite të re kulturore, kushtuar trashëgimisë.

Edicioni i parë i “Muzak’ Fest,” 1 nga 35

/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›