Rama Nafta virxhin ekzekutuesit ne qeli orkestruesit ne qeveri

Ne takimin e tij te perjavshem me mediat kryetari i Partise Socialiste Edi Rama denoncoi ate qe ai e quajti nje mesymje mbi administraten shteterore ku permes nje formulari u kerkohet nepunesve te japin informacione mbi aspekte qe nuk kane te bejne me gjenealitetet dhe punen e tyre.
Gjithashtu Rama foli edhe ne lidhje me Komisionin Qendror te Zgjedhjeve duke vene ne dukje se ai po fotokopjon per nevojat e pushtetit dhe fushates se ketij pushteti materiale zgjedhore qe iu mohuan publikut per 2 vjet me radhe.
Duke e denuar kete veprim kreu i opozites tha se ky eshte nje veprim qe kercenon dhe nxjerr ne pah fizionomine e kesaj KQZ-je por askush nga ne nuk pret qe oborri i kusarise te sillet ndryshe me procesin zgjedhor.
Kontrabanda e naftes virxhin
Nje ceshtje ne te cilen Rama u ndal gjate bashkebisedimit te tij me gazetaret ishte edhe ajo e kontrabandes se naftes virxhin. Duke theksuar se kjo eshte nje ngjarje brenda se ciles lexohet i gjithe regjimi ai tha se ajo behej nga nje bande qe nuk gjente asnje pengese dhe mashtronte te gjithe qytetaret e ketij vendi duke u futur ne makinat e tyre nje prodhim shkaterrues per mjetet e tyre dhe mjedisin.
Kreu i PS vuri theksin mbi faktin se ajo qe mbetet sot dramatike per nje tjeter skandal ne nje vend ne mes te Europes eshte fakti se pas hekurave eshte banda qe ekzekutonte kete proces dhe ne tryezen e qeverise jane orkestruesit e kesaj kontrabande. Jane arrestuar ekzekutoret dhe jo urdheruesit e perfituesit e medhenj. Ky skandal dhe te tjera perbejne nje numer te tepert argumentesh per ta cliruar Shqiperine nga kthetrat e ketij pushteti.
Ndryshimet ne Kodin Zgjedhor
Ne lidhje me deklaratat e fundit te diplomateve te huaj per mungesen e kohes fizike per ndryshime ne kodin zgjedhor Rama u shpreh se ato nuk kane te benje me ndryshimet plotesisht te realizueshme qe Partia Socialiste ka kerkuar.