E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Nanon se kemi larguar, ish-kreu i PS: Por as smë kanë ftuar

Kreu i PS Edi Rama në Asamblenë e PS

Kreu i PS reagon pas mbledhjes së Asamblesë: Askush sështë hequr nga askund

Tjetër gjë se ai de fakto është distancuar larg nga PS
Mbushur gazetat sot me çudira nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare. Fakt i njohur botërisht që çdo mbledhje forumesh në PS mbiprodhon lajme. Sepse në PS diskutohet lirisht. Gjithkush mendon dhe nuk ngurron ta thotë atë që mendon. Por çka asnjëherë nuk përputhet mes asaj që ndodh brenda mbledhjeve e fjalëve që qepen sipas qejfit e interesit të çdo gazete, është konteksti. Mbledhja e djeshme nuk ndryshonte në asgjë nga mbledhjet e zakonshme për ne, por sot ishin shkëputur krejt nga konteksti, jo vetëm fjalë të kërryera aty-këtu, po edhe vetë të dhënat e vendimmarrjes së mbledhjes. Anëtarët e Kryesisë së re janë deleguar si zakonisht për të koordinuar e monitoruar punën e partisë në gjithë territorin. Është bërë një ndarje e re dhe të gjithë kanë lëvizur nga zonat ku janë deputetë, sepse kështu e kemi parë më të arsyeshme. Për ti dhënë një shtysë të re dhe energji të reja pozitive punës së përbashkët në çdo zonë. Gazetat janë ngutur të shkruajnë me germa të mëdha se u hoq ky e ai që andej. Jo, askush sështë hequr nga askund, të gjithë janë rivendosur në bazë të një plani pune të menduar e të dakordësuar bashkërisht. Ashtu sikundër ska pasur, siç është shkruar sot, as rebelime në kuptimin e keq të fjalës nga përfaqësues vendorë a grup deputetësh në Asamble, po vetëm opinione të shprehura lirisht në diskutimin e brendshëm. E si gjithmonë, në fund të diskutimit janë marrë edhe vendimet përkatëse, pa asnjë vështirësi a cenim të frymës demokratike e të angazhimit të gjithsecilit për të mirën e punës së përbashkët.
Kanë vrapuar edhe të lajmërojnë me të madhe rikthimin e Fatos Nanos në PS. Edhe ky një lajm i prodhuar jashtë kontekstit. Fatos Nano, si gjithë ata përfaqësues të PS-së që kanë pasur detyra të larta shtetërore, për shembull Rexhep Meidani, Servet Pëllumbi, Ylli Bufi, po edhe si ish-kryetar i PS, është anëtar ex officio i Asamblesë Kombëtare. Si i tillë ka qenë gjithnjë në listën e delegimeve në bazën e partisë të të gjithë anëtarëve të Asamblesë Kombëtare. Pra zyrtarisht, de jure, se ka larguar kush më parë dhe as se ka rikthyer kush dje. Tjetër gjë si kanë rrjedhur gjërat e çka zgjedhur të bëjë ai vetë de facto në gjithë këto vite, duke u distancuar larg nga PS-ja, po kjo ska të bëjë gjëkundi me mbledhjen e djeshme.
Sigurisht që pas këtyre titujve e skupeve të prodhuar nga hiçi, ka rëndom përveç nevojës për të shitur gazetën edhe një nevojë tjetër. Është nevoja e pushtetit për të cenuar frymën e brendshme të PS-së dhe imazhin e saj, duke krijuar edhe nga asgjëja diçka që të prishë shijen e publikut për PS-në, si një shtëpi ku ska ditë që të mos ketë sherr. Çka në fakt është krejt e pavërtetë. Siç janë të pavërtetë të tërë titujt e sotëm shkruar me të vërteta të nxjerra krejt jashtë kontekstit, për tu kthyer qëllimisht në gënjeshtra. Gënjeshtra që shesin gazeta, duke joshur lexuesin me sekrete të dala nga mbledhja dhe duke bërë shërbimin e radhës për pushtetin, që shpresën e fundit të qëndrimit në këmbë ka baltosjen e PS-së e spostimin e vëmendjes së publikut të keq-qeverisur te problemet e PS-së edhe atëherë kur, si dje, mjafton thjesht që PS-ja të bëjë një mbledhje për të ngritur një mjegull mediatike nga asgjëja.
I shkrova këto radhë në respekt të të gjithë atyre qytetarëve që blejnë gazeta të joshur prej titujve që dalin nga mbledhjet e PS-së dhe pastaj farkëtohen në kudhrën e pushtetit për tu kthyer në mjete të dizinformimit e të çoroditjes së publikut.
P.S. Kujt me gjasë do të kuturiset të kërrejë edhe që këtu për qëllime deformimi ndonjë titull për nesër, i kërkoj botimin e plotë të këtij shkrimi sqarues për lexuesit e keqpërdorur prej shumicës së botuesve të shtypit të përditshëm.
*Titujt janë të redaksisë. Titulli i autorit:
Shumë zhurmë për asgjë - EDI RAMA

Peticioni: Baza socialiste reagon për lëvizjet e Kryesisë
Peticione nga PS e Beratit: Braçe të mos ikë nga qarku ynë

Erjon Braçe

Drejtuesit e 12 njësive socialiste të qarkut të Beratit, në emër të socialistëve që ata drejtojnë si kryetarë partie, i kanë dërguar një peticion kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, ku kërkojnë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare Erjon Braçe të mos largohet si kandidat nga qarku i tyre. Në peticionin që është ende duke u firmosur, krerët e PS-së në njësitë vendore të këtij qarku vlerësojnë figurën e Braçes si deputet kontributin që ai ka dhënë në të gjitha fushatat zgjedhore, por dhe si nënkryetar i Grupit Parlamentar, për betejën e tij politike me maxhorancën.
Dy ditë më parë, pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, anëtari i Kryesisë socialiste, Erjon Braçe, kundërshtoi emërimin e tij nga Asambleja e PS-së në zonat zgjedhore të Devollit e Korçës. Nëpërmjet rrjetit të tij social Facebook thekson se nuk ka asnjë lidhje me zonat në të cilat është emëruar, dhe për këtë shkak ai e refuzon këtë detyrë që i është caktuar nga partia duke u qëndruar besnik zgjedhësve të Beratit. Unë nuk jam i deleguar i Kryesisë së PS në disa KZAZ në Devoll e Korçës! Unë jam deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, në rrethin e Beratit! E gjitha në respekt të mandatit të marrë nga socialistët e populli në këtë rreth! Ju kam thënë: Unë nuk kam nevojë për ofiqe në parti apo kudo gjetkë! Për ofiqe nuk tradhtoj e nuk braktis asnjë socialist apo qytetar në të 11-të degët e PS-së apo njësitë administrative në Berat; tri degët e PS-së apo njësitë administrative në Kuçovë! Ky nuk ka qenë premtim parazgjedhor, por një qëndrim politik e moral, i ndërtuar e pjekur bashkë me secilin prej jush! Ky është borxhi që u kam unë socialistëve! Ofiqet le ti mbajnë ata që rrojnë për to!, deklaroi Braçe. Kryesia socialiste, në një mbledhje të shpejtë të dielën paradite, vendosi shpërndarjen e anëtarëve të saj në të gjitha qarqet e vendit për tu marrë me punët e partisë dhe me detajimin e programit të ri të selisë rozë. Nga drejtues i punëve në qarkun e Beratit, Braçe është deleguar në qarkun e Korçës, së bashku me Ilir Beqjen, i cili mbulonte më parë qarkun e Shkodrës. d.xh

Isaraj: Nëse të gjithë do shkojnë, do shkoj edhe unë
Anëtari i Kryesisë socialiste, Arben Isaraj, i cili është deleguar në qarkun e Gjirokastrës, tha dje se do të zbatojë vendimin e këtij forumi. Unë jam i barabartë si gjithë anëtarët e tjerë të Kryesisë dhe nëse të gjithë do të shkojnë, do të shkoj edhe unë, nuk do ta thyej vendimin e Kryesisë. Por, nëse nuk shkohet, krijohen probleme dhe mbeten vende bosh. Nuk kam asgjë me qarkun e Gjirokastrës dhe gjirokastritët. Unë kam qenë dhe më parë në këtë qark dhe kam punuar, madje ruaj respektin më të mirë për socialistët dhe popullin e këtij qarku, u shpreh Isaraj.

Anëtari i Kryesisë së PS mirëpret delegimin në Kukës
Malaj: Kam shumë dëshirë të punoj në qarkun e Kukësit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›