Rama: 21 janari smund të hetohet plotësisht pa urdhëruesit Berisha & Basha

Edi Rama
Dritë shpresëdhënëse për zbardhjen e ngjarjes së 21 janarit i ka konsideruar kryetari i Partisë Socialiste lëshimin e tre urdhër-arresteve nga gjykata për tre persona të përfshirë në ngjarjen e ’21 janarit’. Edi Rama duke folur para grupit parlamentar të PS-së theksoi se po presim për më shumë ditë në zbardhjen e plotë të së vërtetës.
Në këtë drejtim Rama bëri thirrje për hetimin e kryeministrit dhe ish-ministrit të Brendshëm, pasi nuk ka batalion që nuk hap zjarr pa marrë urdhër.
Kreu i gardës mund të bëhet kokë turku duke mos thënë se kush ia dha urdhrin por drejtësia nuk duhet të ndalet. Pa hetuar Sali Berishën dhe Lulzim Bashën hetimi i çdo figure tjetër politike ngjan i sforcuar për të mos thënë i padrejtë, tha Rama. Në kërkojmë çuarjen e hetimit deri tek përgjegjësit e mëdhenj të hapjes së zjarrit, që nuk janë ekzekutorët por urdhëruesit, shtoi ai.
Lideri i opozitës përgëzojë prokurorin për hapin e madh që u hodh për hetimin e 21 janarit edhe pse shtoi se pas zbulimit të vrasësit të Faik Myrtajt mbeten për tu zbuluar edhe tre vrasjen e tjera. Por nga ana tjetër Rama shprehur rezerva për Gjykatën e Apelit. Ai e cilësoi të pakuptueshme urdhër-arrestin për persona të përfshirë në një ngjarje kaq delikate. Kreu i PS-së zbuloi se Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar arrestim me burg dhe i bëri apel gjykatës që të ndryshojë vendimin.
Gjykata la në arrest shtëpia vrasësin e faktuar nga FBI. Vrasësit janë të lirë por janë edhe në krye të punës së pushtetit. I bëjm apel gjykatës ta revokojë këtë masë dhe të pranojë kërkesën e prokurorisë me arrest me burg, ka nënvizuar Rama.
Më tej Rama foli për sulmin nga Prokurorisë nga ana e kreu të qeverisë, sulm të cilin ai e quajti demencial (pa kapacitet intelektual dhe me personalitet të ulët). Qëndrimi i Berishës demencial, shoqërish i rrezikshëm të kërcënosh nga karrigia e kryeministrit, kreun e akuzës bashkë me presidenti e Republikës se do të hetohen sapo të lënë detyrën, tha ai.
Në fund duke shprehur gatishmërinë e PS-së për hetim të të gjithë grupit parlamentar dhe atë personalisht, Rama tha se shpresonte që kjo çështje të mos mbyllej si shumë të tjera.
Shpresojmë që fundi të mos jetë i njëjtë me procese të tjera që e kanë nxirë drejtësinë shqiptare, duke shfaqur karakterin mafioz të këtij pushteti, i cili garancinë e ka gjetur tek pushteti gjyqësor që është kthyer në vegël qorre të tij, u shpreh Rama.
Florenc Stafa
REdaksia OnLine