E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Nderkombetaret jane te ‘c’akorduar’

Ndryshe na shohin nderkombetaret, ndryshe ambasadoret e akredituar ne Tirane. Ky ishte konstatimi me i fundit i Kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, ne lidhje me ndryshimet ne qendrimet qe ai ka vene re midis atyre te nderkombetareve me qender ne Uashington e Bruksel dhe vartesve te tyre ne Tirane. Duke besuar ne kete konstatim, nuk eshte cudi qe Rama i beson me shume, Ambasadorit Arvizu, sesa shefit te zyres per Evropen Qendrore dhe Jugore ne Departamentin Amerikan te Shtetit, i cili, pas vizites ne Shqiperi tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet te plotesohet. “Ne cdo vend demokratik, sic jane Shtetet e Bashkuara, ka metoda per kontestimin e zgjedhjeve. Kjo eshte nje tjeter arsye perse KQZ duhet te kete te pakten 5 anetare, ne menyre qe ata te merren me certifikimin e rezultatit te zgjedhjeve, si dhe me ndonje sfide pas zgjedhjeve. Ne cdo rast, eshte e rendesishme qe keto zgjedhje te mbahen ne kohe, qe KQZ-ja te plotesohet me anetare, kjo eshte e rendesishme dhe ne interesin e votuesve te Shqiperise”, - u shpreh Jonathan Moore, pak dite me pare. Ndaj, ne kete logjike, Rama u shpreh se ai nuk do te propozoje kandidate per te plotesuar vendet e lena bosh ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Bindja se Brukseli dhe Uashingtoni mendojne ndryshe nga selite e tyre diplomatike ne Tirane, duket se e ka bere Ramen te vazhdoje te mbaje te njejtin qendrim ne lidhje me protesten qe te rinjte socialiste zhvilluan para shtepise se ish deputetit socialist, Kastriot Islami. Ndonese Jonathan Moore ne viziten e pak diteve me pare ne Tirane, u shpreh i shqetesuar per presionin qe socialistet i bene deputetit Islami dhe familjareve te tij. “Nuk distancohem nga protesta para shtepise se Islamit. Cdo shprehje paqesore e refuzimit te nje vendimmarrje politike, eshte pjese e jetes demokratike. Ishte dicka spontane dhe paqesore, me te cilen ne nuk kemi asnje lidhje te drejtperdrejte, por nuk kemi asnje arsye per te qene kritike, zero”, - tha dje Rama gjate bashkebisedimit me gazetare. Kjo eshte hera e pare ne keto 20 vjet, qe nje lider politik shqiptar kritikon komunitetin nderkombetar per c’akordim midis qeverive te tyre dhe ambasadave qe i perfaqesojne ne Tirane dhe hera e pare qe nje lider politik u beson me shume vartesve sesa shefave te tyre. Nga ana tjeter, gjate bashkebisedimit, Rama siguroi se ai do te jete ne listen e kandidateve per deputete ne zgjedhjet parlamentare, por sqaroi se ministrat nuk do te jene edhe deputete. “Ministrat do te zgjidhen mes deputeteve, por me marrjen e mandatit te ministrit do te heqin dore nga mandati i deputetit. Pra, ministrat do te jene pergjithesisht figura politike, figura qe jane pjese e skuadres sone kombetare te Rilindjes, por do te bejme nje ndarje te puneve, sic kemi rene dakord dhe sic e kemi sanksionuar edhe ne marreveshjen me LSI-ne, por edhe ne marreveshje me te gjitha forcat e tjera te koalicionit duke bere qe Parlamenti te beje parlamentin, legjislativi te beje legjislativin dhe ekzekutivi te beje ekzekutivin”, - tha Rama.

Rama apel demokrateve: Shpetoni PD, mos votoni Berishen

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, gjate nje takimi ne mbremje me simpatizante ne njesine nr. 6 ne Kombinat, u beri thirrje edhe mbeshtetesve te djathte, qe te mos e votojne me Berishen, per ta shpetuar kete parti. “PD sot eshte katandisur ne parti familjare qe kontrollon pushtetin nepermjet votave te vjedhura. Ne do tu kthejme qytetareve shtetin qe ju sherben dhe ju duhet te gjitheve, shtetin e njerezve te afte, jo shtetin e kapur pas interesave te ngushte te perqendruar ne grushtin e nje personi”, - tha Rama. Sipas tij, vota e 23 qershorit do sherbeje per te reformuar shendetesine dhe arsimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›