E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, loja e Rames te parku i xha Tomit Basir Collaku

Nje miku im me tregonte disi duke qeshur ngjarjen e vertete se si sillej Edi Rama kur merrte vesh apo bindej se e kishte davane e humbur, se nuk do te fitonte, se do te deshtonte, duke reaguar pertej normales, se zakonshmes dhe befasuar cdo mendje normale.

“Une isha student, - me rrefen miku im, - dhe luanim basketboll, kur vinte dhe Rama, si me i vogel, por i mirepajisur me infrastrukture ekonomike. Ne luanim te fusha e xha Tomit, ashtu quhej ajo qe sot eshte Pallati i Sportit “Farie Hoti”. Vinte dhe Edi Rama aty. Ai ishte i vetmi qe kishte kostum sportiv dhe top basketbolli, produkt importi, nje lakmi e tepruar per kohen, po mundesite e tij te perkedheljes se Bllokut ia ofronin kete lehtesi”.

Por c’ndodhte me basketbollistin Rama? Ne basketboll, nese dy apo tre minutat e fundit ke nje diference prej 5 deri ne 10 pike, atehere e ke thuajse te pamundur ta permbysesh rezultatin, sepse koha fizike nuk ta mundeson. E keshtu, sa here gjendej ne situata te tilla, te cilat ishin te shpeshta, Rama merrte topin dhe ia mbathte duke braktisur lojen, duke prishur rregullat, pasi e dinte me siguri humbjen. Keshtu, kur shihje Ramen duke vrapuar tek parku i xha Tomit, te gjithe, edhe ata jo-pjesemarres ne loje por spektatore, e dinin se ai po zhdukej sepse kishte humbur. Ky eshte nje nga tiparet e adoleshences se Rames, shoqerues ne jeten e tij te mevonshme, per tersin e tij dhe ne politike.

Keshtu ndodhi ne vitin 2007, kur ne zgjedhjet lokale data elektorale per arsye te presionit e top-rrembimit te tij, ndryshoi me nje jave, tej pritshmerise e precedenteve te meparshem, duke rrezikuar si standardet, edhe seriozitetin. Ne vitin 2009, serish humbja pasardhese solli aksione radikale, ku ne vend te topit, Rama kerkonte kutite e pa asnje greve urie. Nje kryengritje si 21 Janari, dy vite me vone, serish mori topin te prishe cdo gje.

Nuk vonoi deshtimi i perseritur dhe Rama, humbes ne garen individuale per kryetar bashkie ne Tirane, rrethoi Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, ushtroi dhune te shfrenuar rreth tij, derisa dorezoi zyren dhe mandatin, duke arkivuar per te disaten here nje strategji te njejte prishjeje te rregullave, vendosur nga po ai vete me pare.

Sigurisht, ceshtjet e sjelljes se tij familjare jane shembuj te qarte se c’ben kryesocialisti si dhunues, si njeri me top ne dore, i gatshem per te ikur, nese gjithnje peshorja i jep rezultat ndryshe nga ai i fituesit.

Ne vazhden e mosndryshimit te qendrimit “merr topin e largohu”, nisi perseritja per zgjedhjet e vitit 2013. Darka e fundit, ajo e ngjalave e mbushi me optimizem Ramen se tani do te ishte fitues. Por llogarite ne terren nuk i dalin, votuesit shqiptare, pavaresisht grimit te rende e jo me moral natyror. Keshtu, urdheroi te terhiqej topi e te largohej si gjithnje per te mos dale nga vetja, per te demonstruar se po bindet per humbjen. Urdheroi largimet nga institucioni i vetem dhe kryesor i administrimit e certifikimit te zgjedhjeve. Keshtu po ndodh krejtesisht sot, kur gares (lojes ligjore) zgjedhore, Rama i pergjigjet me marrjen e nje pjese te topit se paku, dhe arratisjen, ikjen me vrap, duke prishur formatin e lojes, sepse shpresoi te merrte nje rezultat ne tavoline, duke krijuar shumice absolute ne perfaqesim komisionesh. Ligjshmeria solli te fshehtat e “Muhos” dhe gjethet nisen te bien. Keshtu, pasi sondazhet e te veteve e nxjerrin humbes, ka nisur te shkermoqe ngadale dite pas dite topin.

Fillimisht, nisi terheqjen njeri pas tjetrit te komisionereve ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, duke tentuar paralizen e funksionimit te tij. Pas telekomandes shetitese PS-LSI, ndodhi alarmi e shqetesimi vendas e nderkombetar sepse KQZ-ja mbeti me kater anetare. Topin e ka fshehur Rama duke mos mundesuar as Meten me gjysme zeri, te kerkoje ta riktheje. Durim-humbur, kontroll-cakorduar Rama nis te humbase drejtpeshimin individual e te sillet rrezikshem, jo vetem si politikan, por edhe si njeri. Duke e kujtuar veten ende si ne parkun e xha Tomit, ai nisi te shfryje dhune leksikore e fizike. E nisi me agresivitetin ndaj Kastriot Islamit. Ne pamundesi per te terhequr te ngjashmin e tij, si politik ashtu dhe ne sjellje, Kreshnik Spahiun, iu sul me sharje. Nese vjen me mua je shqiponje, nese iken me mazhorancen je sorre, je xhuxhmaxhuxh, je cdo gje e shemtuar.

Mos-miratimi i tre ligjeve duke prishur marrjen e statusit, eshte serish top i radhes, duke goditur shpresat e shqiptareve perdite e me teper. Sigurish,t pa emertuar veten Shen-Pjeter. Deliri plot rrezik vijoi ne Vjene, kur Rama tentoi te dhunoje fizikisht, duke vene dore mbi diplomatin shqiptar Egin Ceka, ne nje takim ne Austri. Sigurisht, ky eshte caku i nje lajthitjeje pa shkak e me rrezikshmeri imazhi te pahasur kurre me pare ne historine e krereve te opozites dhe mazhorances ne Shqiperi. Kjo kapercen cdo lloj topi te parkut te xha Tomit, duke na thene se rrenimi i imazhit, eshte produkti me fatkeq per nje drejtues partie qe pretendon te jete kryeminister. Une e kam njohur diplomatin Ceka ne nje vizite pune nje vit me pare ne Vjene dhe kam vene re profesionalizmin, perkushtimin, vleresimin qe i behej nga koleget dhe dinjiteti i tij rrezatues per imazhin e vendit. Kanosja fizike e Rames teksa po humbiste jo vetem ndeshjen por edhe topin, mund te jene fillesat e punes se Komisionit parlamentar hetimor. Kete here, parku i xha Tomit eshte procesi zgjedhor, e Rama le te ike bashke me topin. Fusha do t’u mbetet shqiptareve...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›