Rama: Ndërkombëtarët me prenë në besë dy herë

Ende pa u mbyllur kutitë e votimit, Edi Rama i deklaroi gazetës franceze “Le Courrier des Balkans” se në 2009 e 2011 komuniteti ndërkombëtar e kishte tradhtuar, duke konfirmuar situatën e tij të vështirë në marrëdhëniet me kancelaritë perëndimore. Kandidati i së majtës për të marrë pushtetin ka tronditur gazetarin, kur ka nisur të flasë për historinë dhe për vdekjen.
Deklarata e çuditshme e Ramës/ “Kam një problem me vdekjen dhe Historinë. Dua të lë një emër. Varja të tjerëve…bëj politikë për të luftuar idenë e vdekjes”
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar për gazetën franceze “Le Courrier des Balkans”, se ndërkombëtarët e prenë dy herë në besë, një herë në 2009 dhe tjetrën në 2011. Pyetjes së djeshme të gazetarëve francezë Philippe Bertinchamps dhe Jean-Arnault Dérens që pas 8 vitesh në opozitë, a ka ndonjë ndjenjë revanshiste, Edi Rama i përgjigjet se, “gjëja më e keqe është të humbësh me një kundërshtar që ka manipuluar votat…në 2009 komuniteti ndërkombëtar na tradhtoi. Në kohën e zgjedhjeve lokale të Tiranës, në 2011, ishte edhe më keq. Me të vërtetë kafkiane. OSBE-ja ka publikuar një raport në të cilën theksohej njëkohësisht se një e treta e votave ishte e trukuar dhe nga ana tjetër nuk ka pasur vjedhjeve votash. Pranova humbjen time me 10 vota”. Më pas gjatë intervistës me gazetarin e “Le Courrier des Balkans” se, ju zoti Edi Rama keni 15 vjet në politikë dhe çfarë doni të realizoni më, kryesocialisti i është përgjigjur se, “Nuk u bëra Edi Rama me politikën. Unë isha edhe më parë Edi Rama. Nëse jam në politikë, është se dua të bëj ca gjëra. Kam një problem me vdekjen. Dhe kjo varet nga fakti që jam një artist. Kam një problem me vdekjen dhe Historinë. Dua të lë një emër. Varja të tjerëve…bëj politikë për të luftuar idenë e vdekjes”. Ndër të tjera, pyetjes së gazetarëve francezë për aleatin e tij, “Ilir Meta, që ishte lidhur me Sali Berishën, ai i besoni atij”, Edi Rama i përgjigjet që “politika është harmoni interesash. Nuk i përket ideales. Ju shikoni Nikolas Sarkozi dhe flirtin e tij me ekstremistët e Frontit Nacional, edhe sepse në fund nuk ia doli…”. Duke dashur një koment për këto deklarata të Edi Rama, një gjë mund të thuhet me siguri: ai ka frikë të jetojë me një pushtet që i rrezikohet çdo moment nga Ilir Meta, që padyshim ka një çelës në dorë për të hapur ose mbyllur karrierën politike të tij. Në intervistën për gazetën franceze “Le Courrier des Balkans”, Edi Rama përmend tre herë vdekjen dhe marrëdhënien e tij me jetën në përballje me të. Padyshim sëmundja e djalit të tij, Greg Rama, me sëmundje keqe para disa vitesh e ka bërë të rivlerësojë jetën dhe vdekjen, duke nxjerrë një pah një karakter të dobët, të pasigurt për të ardhmen. Po ashtu azma e theksuar e Edi Ramës që e shoqëron nga fëmijëria dhe që e kuron me breshka në zyrë është një tjetër aspekt i frikës që ka nga vdekja.
...