E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Në 2010-ën, ndarje me pushtetin e Berishës

Pas qytetit të Durrësit opozita ka nisur protestën e saj të radhës në qytetin e Beratit. Në fjalën e tij kryetari i PS-së Edi Rama ka kërkuar edhe njëherë hapjen e kutive të votimit ose largimin e Kryeministrit Berisha duke shtuar se megjithëse po vjen viti i ri çmimi i energjisë bën të papërballueshëm jetesën e shqiptarëve dhe se ngrica ekonomike ka pllakosur Shqipërinë.
"Papunësia dhe varfëria rriten dorë për dore theksoi Rama duke shtuar se rritja e energjisë e bën zero rritjen e rrogave dhe pensioneve.
"Në 2010-ën do të bëjmë ndarje me këtë pushtet agresiv të Berishës theksoi Rama duke shtuar se në këtë vit do të jetë viti i kthimit të atdheut në duart e shqiptarëve.
Ai gjithashtu theksoi se viti 2010 do të jetë viti i lirisë së votës dhe do të protestojmë për largimin e këtij pushteti që vodhi votën e shqiptarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›