Festat e fundvitit, Bode propozon shpërblimet në mbledhjen e qeverisë

Ministri i Financave Ridvan Bode ka propozuar në mbledhjen e qeverisë shpërblimet të cilat do t'u jepen pensionistëve dhe punonjësve të administratës në festat e fundvitit. Kështu për festat e fundvitit sipas Bodes pensionistët do të marrin një shpërblim prej 2500 lekë ndërsa punonjësit e administratës do të marrin 10 mijë lekë shpërblim. Ndërkohë miratimi i shpërblimeve nga qeveria do të mitatohet në mbledhjen e nesërme.
Marrja e shpërblimit për administratën dhe pensionistët u diskutua ditën e sotme mes kryeministrit Berisha me ministrinë e financave dhe drejtues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH).
Në këtë takim, Kryeministri Berisha theksoi se pavarësisht nga ndikimet e krizës globale, të merren masat që punonjësve të Administratës Publike dhe 540 mijë pensionistëve të vendit të mund t'u jepet një shpërblim për festat e fundvitit.