Rama: Në dosjen e SPAK, asnjë provë që Veliaj ka përfituar në mënyrë të paligjshme

TIRANË, 13 shkurt /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, në dosjen e SPAK për Erion Veliaj nuk ka asnjë një paragraf, ku ka një provë që tregon që kryetari i bashkisë ka përfituar në mënyrë të paligjshme.
Në një bashkëbisedim online me qytetarët në rubrikën “Sy m’sy”, Rama foli për hetimin ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.
“Nuk jam unë që kontestoj ndonjë provë duke iu kundërvënë , sicc kanë vënë kujën të gjitha llojet e specieve. E thashë politike-mediatike. Por është statusi i Erionit si person i dyshuar dhe jo si i pandehur që e konteston vetvetiu forcën e provave të pretenduara deri tani dhe nuk po them të pretenduara me të drejtë apo pa të drejtë. Nuk i hyj fare kësaj. Në këtë pikë qëndrimi ynë nuk ndryshon. Kam qenë shumë i qartë për këtë. Dhe jo vetëm kaq, por deri tani në të gjithë atë dosje nuk ka një paragraf të vetëm. Se unë nuk e kam lexuar dosjen, por kam kërkuar vetëm kaq: më jepni një paragraf nëse ka, ku ka një provë sado që është brenda një dosje që për prokurorin nuk është e mjaftueshme për ta ulur në gjyq, që tregon që kryetari i bashkisë ka përfituar në mënyrë të paligjshme, çfarë do qoftë apo ka kryer një veprim në thyerje të ligjit, siç përshembull kam parë të tilla dhe më shumë se një kur na është dashur të votojmë në ndonjë heqje imuniteti në Kuvend për t’i dhënë SPAK-ut apo prokurorisë më parë të drejtën e marrjen një mase sigurie për një anëtar të parlamentit”, tha Rama.
“Pyetja e tretë është. A ju duket normale? Harrojeni politikën për një moment, le të hyjmë pak në territorin e odës ku mblidhen të gjithë burrat, por në këtë rast burrat dhe gratë dhe pavarësisht se çfarë prirjesh kanë merren me një çështje për t’i vënë pikën mbi i, moralisht. Pra me ligj e me zakon, a ju duket ju normale që jo një deputet, apo një ish deputet, ose një ish-ministër, por një kryetar bashkie në detyrë të merret nga zyra dhe të çohet në burg pa gjyq, sepse prokuroria ka dyshime, sado të mëdhaja të jenë këto dyshime, por prapëseprapë të pamjaftueshme për të ngritur një akuzë para gjykatësit. Normale ju duket kjo ju”, u shpreh Kryeministri.
“Pastaj vjen pyetja tjetër. Si mund të quhet ky sulm ndaj SPAK-ut apo trysni ndaj gjykatës që të ngresh një problem që është kaq parimor, i cili ka të bëjë me kërkesën legjitime, më legjitime në botë për një kryeministër, për udhëheqësin e një shumice qeverisëse dhe për më tepër për mua si udhëheqësi i forcës që i ka dhënë jetë SPAK-ut përmes reformës në drejtësi, përballë të gjitha armiqësive të mundshme dhe të paimagjinueshme për shumëkënd nga ju. Se ju nuk i dini të gjitha se çfarë ka ndodhur. Duke vënë aty në tavolinë edhe ekzistencën e asaj qeverie, duke thënë o votoni reformën o rrëzojeni qeverinë se nuk më intereson qeveria. Që të jemi të qartë”, tha Rama.
“Dhe të mos bëjë unë një kërkesë të tillë për standardet demokratike. Kërkesë më legjitime se kjo për standardet demokratike, jo për të ushtruar presion mbi prokurorët dhe gjykatësit, apo që të mbulojnë dhe pengojnë çfarëdoqoftë lidhur me hetimet për kryetarin e bashkisë se kur thonë tironcit “u njoftëm içik si shum디, tha Rama.
/gj.m/ /a.g/