E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Ne, ideatorët e Rrugës së Kombit

Ai theksoi nga Prishtina se ndaj opozitës shqiptare ka pasur një propagandë shumë djallëzore.

“Desha të nënvizoj se është bërë një propagandë shumë djallëzore kundër nesh si opozitë edhe kundër meje personalisht për t’u thënë shqiptarëve në Kosovë se ne kemi pasur qëllim ta pengojmë rrugën e kombit dhe se madje unë e paskërkam quajtur rruga e asgjëkundit”, ka thënë Rama.

Ai shtoi se opozita nuk ka qenë kundër Rrugës së Kombit dhe se ideatori i saj ka qenë ish-kryeministri socialist, Pandeli Majko. “Asnjëherë për asnjë arsye ne nuk kemi qenë kundër projektit, asnjëherë dhe asnjë moment ne nuk jemi përpjekur ta bllokojmë projektin. Asnjëherë dhe për asnjë arsye nuk e kemi quajtur asgjë tjetër veçse një projekt strategjik për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Por ne kemi qenë dhe mbetemi të bindur se ka qenë tërësisht e panevojshme që ky projekt të njollosej me mëkatin e një vjedhjeje kolosale dhe të provuar”, vijoi ai.

Gjatë qëndrimit atje, Rama ka zhvilluar homazhe edhe tek varri i Adem Jasharit. /Start/

                                                                                             2011-11-28 09:23
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›