Shkodër, del për gjueti, vetëvritet aksidentalisht 50-vjeçari

Burime zyrtare nga policia lokale bënë të ditur se viktima, Refik Mehja, kishte dalë për gjueti në orët e para të mëngjesit të sotëm në kodrat e Zusit pranë lumit Buna i shoqëruar me disa miq të tij, por nga pakujdesia e përdorimit të armës së gjahut, është vetëplagosur.
Megjithë transportimin e tij të menjëhershëm në Spitalin Rajonal të Shkodrës, si rezultat i plagëve të rënda, Mehja ka ndërruar jetë. Ekspertë të policisë dhe të Prokurorisë së Shkodrës janë në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet.
/Start/E.B/
2011-11-27 10:55