Rama: Ne jemi e vetmja rrugë për Shqipërinë
16/03/2011 3-vjetori i tragjedisë së Gërdecit, PS thirrje elektorale pranë kraterit
Partia Socialiste përkujtoi dje trevjetorin e tragjedisë së Gërdecit, ku përmes një proteste pranë kraterit në të cilin ndodhi shpërthimi, lëshoi një sërë akuzash e kritikash në adresë të qeverisë “Berisha”. Me pankartat që kanë shoqëruar të gjitha tubimet e organizuara përgjatë kësaj kohe nga Opozita e Bashkuar, protestuesit u mblodhën në vendin ku ndodhi tragjedia, duke përkujtuar me kurora dhe buqeta me lule banorët që humbën jetën më 15 mars të vitit 2009. Në këtë manifestim, i organizuar nga Partia Socialiste dhe i mbështetur nga partitë aleate të saj, nuk munguan fjalimet e rastit, të cilat kishin në qendër mesazhe të qarta elektorale. Kështu, veç akuzave ndaj qeverisë dhe Kryeministrit Berisha si shkaktarë për tragjedinë dhe për më tepër përgjegjës për mosvënien para drejtësisë të personave që sollën një tragjedi të tillë, në ligjëratat e mbajtura në këtë protestë vihej theksi pikërisht tek arsyet se për se qytetarët shqiptarë duhet të zgjedhin alternativën e majtë në këtë garë të afërt elektorale. Sipas vetë kreut socialist Edi Rama, Partia Socialiste është e vetmja rrugë që shqiptarët të kenë drejtësi për viktimat e shkaktuara gjatë këtyre viteve nga qeveria e Kryeministrit Berisha. Madje, në fjalën e tij mbajtur përpara protestuesve në Gërdec, Rama i mëshoi me forcë faktit se opozita do të vazhdojë e vendosur në rrugën e saj. “Po bëhen tre vjet nga dita kur 26 njerëz të zakonshëm të këtij vendi u vranë dhe kujtimi i asaj vrasjeje makabre me duart e një shteti të vënë në dispozicion të pushtetit për përfitimet e paligjshme të oborrit të Saliut, kumbon më shumë se çdo fjalë sot. Shqiptarët vazhduan të vriten, ndërkohë që askush as për vrasjen e tre viteve më parë dhe as për vrasjet e mëpasshme nuk është ndëshkuar përpara drejtësisë”, vuri në dukje Rama gjatë fjalës së tij. Por duke vijuar në këtë linjë, kreu socialistë lëshoi një mesazh të qartë për të gjithë votuesit shqiptarë. “Çfarë mund të themi sot përveçse të rinënvizojmë se ne jemi e vetmja rrugë për Shqipërinë e shqiptarët, rruga që i nxjerr nga regjimi i kusarisë dhe i çliron nga dhuna e varfërisë, papunësisë dhe padrejtësisë. Kjo është një kohë për të rimarrë vendin mbrapsht dhe për tia dhënë qytetarëve të tij. Drejtësia në këtë vend mund të vonojë, por kurrë nuk do të harrojë”, u shpreh Rama. Ndërkohë që në këtë tubim mbajtën fjalën e tyre dhe deputetë të PS-së e drejtues të partive aleate të saj.
Edi Rama
“U bënë 3 vjet nga kur 26 persona u vranë. Këto vite që kanë kaluar flasin për padrejtësinë si themel i shtetit që Saliu dhe oborri i kusarëve të tij ka ngritur dhe kërkon ti blindojë për të sunduar pafundësisht shqiptarët”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.
Nafta virgin
Beqaj: Berisha organizuesi kryesor i kontrabandës
Partia Socialiste e quan qeverinë dhe Kryeministrin Berisha si organizuesin kryesor të kontrabandës me naftën virgin. Ishte deputeti socialist, Ilir Beqaj, ai i cili përmes një deklarate për shtyp deklaroi se “40 deri në 50 mijë tonë naftë virgin vit pas viti, me fitime që shkonin deri në 1100 lekë për litër naftë, ishin shifrat që kanë fituar Sali Berisha dhe klientët e tij nga kontrabanda e naftës dhe po kaq është mashtrimi financiar që duhet të mbajnë mbi supe qytetarët shqiptarë”. Gjithashtu, sipas tij, përfitimet që ka Kryeministri i vendit, Sali Berisha, në bashkëpunim me ministrat Ruli, Basha dhe Bode janë vetëm një pjesë e dëmit që është bërë në kurriz të shqiptarëve, pasi dëmit financiar i bashkëngjitet edhe helmi që duhet të thithin mushkëritë e çdo shqiptari nga ambienti i ndotur për shkak të naftës. Për këtë arsye, Beqaj vuri në dukje faktin se “e vetmja rrugë për shqiptarët, e vetmja mundësi për të shpëtuar nga vjedhjet, helmimet, vrasjet e kriza ku jemi zhytur për faj të Saliut është PS”.