E Diel, 1 Nëntor 2026

At Nikolla: Kundër regjistrimit me baza etnike të popullsisë

16/03/2011  Ja plani i Greqisë për të ardhmen

ELBASAN-Atë Nikollë Marku, famullitar i Kishës Shën Maria në Elbasan ka dalë në një deklaratë për shtyp për të reaguar nisur nga procesi i regjistrimit të popullsisë në baza etnike, por edhe për çështje të tjera që sipas tij po bëhen në dëm të sovranitetit kombëtar shqiptar. “Kisha e vërtetë ortodokse autoqefale kombëtare shqiptare vazhdon të dënojë pa asnjë hezitim dhe kompromis veprimet e Anastas Janullatos, Nikolla Geixh, konsullit grek të Korçës, agjentit antishqiptar Vasil Bollano, Vangjel Dule dhe OMONIA-s për veprimet e tyre në dëm të sovranitetit kombëtar shqiptar. Ne kërkojmë nga organet e akuzës të veprojë menjëherë për t’i vënë para gjyqit dhe dënimit të merituar prej vitesh”. I bëjmë me dije shqiptarëve se plani grek është të tjetërsojë identitetin shqiptar në fe, gjuhë dhe kombësi. Mbas këtij tjetërsimi ata do të kërkojnë referendum për shkëputje nga trualli i atdheut dhe pikërisht këta që gënjehen ose bien pre e greqizmit do të përpiqen më pas si çifutët dhe Hitleri. Është koha që dhe organet e shërbimit inteligjent të bëjnë detyrën e tyre. Ne mbështesim me të gjithë fuqinë e mundshme qëndrimin e zotit kreshnik Spahiu nënkryetar i KLD, si dhe zotit Adi Baleta, Sabri Godo dhe Shpëtim Idrizi. Po ashtu u shprehim respekt të gjithë atyre intelektualëve dhe grupeve të ndryshme shoqërore që po i thonë ndal këtyre veprimeve antishqiptare. Është koha kur shtetit dhe institucionet të mbrojnë atdheun, si dhe pozicionet politike dhe drejtuese për të cilat kërkojnë votën. Është e patolerueshme indiferenca dhe heshtja në këto momente nga kushdo që është shqiptar i vërtetë. Heshtja e Akademisë së Shkencave pothuaj është tradhti ndaj titullit dhe kombit ku mori vlerën intelektuale. Vëllezër dhe motra, bij dhe bija, ju bëjmë thirrje ta injoroni këtë stuhi antishqiptare dhe shoviniste greke, duke mos ju përgjigjur këtij regjistrimi. Mjerë ai që merr para në dëm të atdheut të tij sepse ai do të jetë i përbuzur kudo nëpër botë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›