Kamëz: Përkujtohet ikona e demokracisë, Azem Hajdari
15/03/2011 Në 48-vjetorin e lindjes, ekspozitë me 47 fotografi të heroit të demokracisë
Shkolla 9-vjeçare që mban emrin “Azem Hajdari” në Kamëz organizoi me rastin e 48-vjetorit të lindjes së liderit të lëvizjes studentore të vitit ’90 në Shqipëri një ceremoni përkujtimore. Në këtë përvjetor të lindjes merrnin pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj, kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu, vajza e Azemit, Rudina Hajdari, si dhe të afërm të tjerë të tij. Fjalën përshëndetëse e mbajti Rudina Hajdari, e cila falënderoi të ftuarit që merrnin pjesë në këtë përvjetor të babait të saj, i cili është një nga figurat më të veçanta, që i dha liri dhe demokraci këtij vendi pas vitit 1990. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, zoti Myqerem Tafaj, në fjalën përshëndetëse, pasi falënderoi organizatorët për ftesën për të marrë pjesë në këtë veprimtari përkujtimore, u shpreh: “Azem Hajdari ishte tribun i lëvizjes studentore. Ai u vu në krye të lëvizjes studentore për të përmbysur një regjim stalinist, një nga diktaturat më të egra në planet. Azem Hajdari mbetet një frymëzim për të gjithë ne.” Kreu i Ministrisë së Arsimit u kujtoi nxënësve të kësaj shkolle se duhet të jenë krenarë që mësojnë në shkollën që mban emrin “Azem Hajdari”, sepse në misionin e një shkolle, misionin e arsimit në një sistem demokratik më kryesorja është formimi i qytetarëve të mirë, të një Shqipërie vërtet demokratike. “Të jesh nxënës në shkollën që mban emrin e Azem Hajdarit është krenari. Ky emër do t’ju japë krenari, forcë dhe energji. Emri i Azem Hajdarit dhe vepra e tij është frymëzim për cilindo nga ne. Është frymëzim për çdo politikan. Është frymëzim për shtetin demokratik, por ai është frymëzim për çdo qytetar që beson të liria dhe demokracia”, - tha Tafaj.
Më pas kryebashkiaku Mziu ndau me ta disa prej kujtimeve më të veçanta dhe më të paharrueshme të ikonës së demokracisë Azem Hajdari, duke nënvizuar forcën e tij të karakterit, guximin, vetëmohimin dhe besimin te populli shqiptar dhe triumfi e konsolidimi i demokracisë në Shqipërisë. “Azem Hajdari u shqua për këto veti qysh në fillim të lëvizjes studentore të vitit 1990, për të vazhduar më pas me veprimtarinë e tij politike, duke mbetur në kujtesën historike si një udhëheqës me vlera të rralla demokratike e patriotike”, - tha Mziu.
Në këtë përvjetor ishte hapur edhe një ekspozitë me 47 fotografi të të ndjerit Azem Hajdari, fotografuar në çastet më të veçanta të jetës së tij. Po ashtu për disa minuta u shfaq një dokumentar për jetën dhe veprimtarinë e tij politike në vend.