E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Në këmbë për të mbrojtur çdo votë

“Mirënjohje të thellë burrave e grave, që iu nënshkruan trajnimit duke zbatuar germë për germë çdo pikë të planit antimanipulim. Kujdes, rezistoni, rezistoni pavarësisht lodhjes dhe mos lini të manipulohet asnjë votë. Ne i kemi fituar zgjedhjet. Jemi përgatitur 2 vjet për këtë ditë të bukur dhe kemi qenë të përgatitur për të zmbrapsur manipulatorët”, theksoi Rama.

Duke përmendur fitoren në shumë zona të vendit, kreu socialist veçoi fitoren e një kandidateje në Burrel. “Fitoren e një zonje grua në Burrel. Burreli në 4 vitet e ardhshme do të drejtohet nga një kryetare bashkie. Rezultatet janë të dukshme nga e gjithë Shqipëria. Jemi në rrugën e fitores bindshëm jo vetëm në qytetet e mëdha por edhe në komuna. Në këmbë deri në votën e fundit, zgjuar deri në votën e fundit”, përfundoi ai. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-09 14:56
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›