E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen vjedhësit e dhunshëm

Në pranga ranë Leonard Petro Lapa, 19-vjeç, dhe R. L., 15-vjeç, që të dy lindur e banues në fshatin Risili të Rrethit Vlorë.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi të dielën rreth orës 21:30 në lagjen “Dëshmorët” në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetasin Xh. I., 13-vjeç, lindur në Vlorë e banues në fshatin Babicë e Vogël, kanë tentuar të vjedhin me dhunë, duke i këputur varësen që kishte  në qafë shtetases  F. T., 46-vjeç, banuese në lagjen “Dëshmorët” Vlorë. /Start/

                                                                                             2011-05-09 15:39
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›