E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Ne kemi arrorët dhe Shabë Meminë. Kalifornia, vetëm Hollivudin

TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka ironizuar me deklaratën e kryeministrit Sali Berisha për projektin e arrorëve, shpalosur në konferencën e sotme me temë Gjendja dhe perspektivat e zhvillimit të drurëve arrore dhe shegës në Shqipëri.

Saliu thotë Shqipëria Kaliforni e vogël. Fiks, madje ne kemi edhe arrorët dhe Shabë Meminë kurse ata vetëm Hollivudin- shkruan Rama në profilin e tij në Twitter, si reagim për fjalimin e Berishës.

Berisha kërkoi angazhim për projektin e arrorëve, për shndërrimin Shqipërisë në një prodhues të rëndësishëm dhe bashkëpunim të vendorëve në këtë nismë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›