E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me shumicë të cilësuar, sot dorëzohet propozimi i PS-së

Tiranë- Propozimi konkret i Partisë Socialiste në lidhje me ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash (3/5) pritet të dorëzohen sot pranë Komisionit të Ligjëve.

Deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj, i cili mban edhe postin e zv/kryetarit të Komisionit do të dorëzojë sot propozimin e specifikuar lidhur me ligjet që kërkojnë 84 vota në Kuvend.

Kreu socialist Rama u shpreh se me anë të këtij propozimi do të percaktohen edhe afatet në mënyrë që pala tjetër mos ti shpëtojë përgjegjësive të saja.

Për javën parlamentare që fillon dua ti propozoj Komisionit tonë të Ligjeve, sipas pikës përkatëse të paktit tonë me dhjetë pika, një hap të ri për nxitjen e procesit legjislativ lidhur me projektet që kërkojnë 3/5 e votave. Të dorëzojmë pa humbur asnjë minutë, në Kuvend, një axhendë të specifikuar pune për Komisionin Parlamentar të Ligjeve me një rend çështjesh e afatesh, ashtu siç e kemi propozuar në parim, por këtë herë në detaj. Për të mos i lënë më as edhe një mundësi palës tjetër që tu ikë përgjegjësive të veta, për këtë aspekt të rëndësishëm të procesit të integrimit dhe ti referohet paktit që ne kemi ofruar Për Shqipërinë si gjithë Europa, dhe jo për një pazar me ta- u shpreh kryetari i opozitës Rama.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Reforma në drejtësi, PS ftesë PD-së për bisedime
  2. Luan Omari: Imuniteti nuk dorëzohet, hiqet në kushtetutë
  3. KL,demokratët kërkesëTopit për të konsultuar Kushtetutën

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›