E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha, vizitë zyrtare nesër në Maqedoni

Maqedoni- Thellimi i bashkëpunimit dypalësh, atij rajonal dhe proceset euroatlantike do të jenë në qender të takime që do të zhvillojë kryeministri i SHqipërisë Sali Berisha gjatë vizitës së nesërme në Maqedoni.

Në këtë vizitë zyrtare kreu i qeverisë shqiptare do të takojë homologun e tij Nikolla Gruevski, presidentin maqedonas Gjorgje Ivanov si dhe kryeparlamentarin Trajko Veljanovski.

Gjatë kësaj vizite e cila vjen pas disa vitesh, kryeministri Berisha do të zhvillojë takime me drejtuesit e partive shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçin të PDSH-së, me Ali Ahmetin e BDI-së etj.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Presidenti Topi drejt Turiqsë,vizitë 3 ditore
  2. Regjistrimi në Maqedoni, vazhdon debati në parlament
  3. Anti-Evropianizmi në Maqedoni, shqiptarët distancohen

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›